Mjeksia Islame
United States
+17C

Ndodh edhe kjo

User Rating

Shefqet KrasniqiDr. Shefqet KRASNIQI

Përderisa e tërë bota e civilizuar për çdo ditë e më shumë po e pranon se Islami ka vlera të mëdha dhe se Kur’ani është një libër madhështor stili i të cilit të josh sa herë që e lexon ndërsa rëndësia e tij nuk minimizohet kurrë. Ai nuk është vetëm një libër adhurimi, madje në perëndim nuk është i njohur për këto vlera sa është i njohur për të vërtetat shkencore që përmban, pastaj për edukatën, kulturën, respektin ndaj njeriut, ruajtjen të identitetit të tij, largimin nga dukuritë negative dhe shumë vlera tjera.

Përderisa edhe njerëzit më të mëdhenj të botës dhe më me ndikim po interesohen ta lexojnë Kur’anin dhe t’i kuptojnë domethëniet e tij, si fjala vjen Princi Charles i Britanisë së Madhe, i cili këto ditë deklaroi se seriozisht iu ka qasur punës për ta mësuar jo vetëm leximin e Kur’anit, por edhe mësimin e gjuhës arabe për ta kuptuar Kur’anin. Dalin disa ateistë e injorantë shqiptarë dhe e bëjnë alarmante pjesëmarrjen pasive të dy ushtarëve tanë në një garë ndërkombëtare për këndimin dhe nxënien përmendësh të Kur’anit për nivelet ushtarake në Rijad të Arabisë Saudite, një vend mik të Kosovës.

Thuajse këta dy ushtarë paskan bërë ndonjë shkelje skandaloze që dënimi më i vogël për pjesëmarrjen e tyre do të ishte largimi i tyre nga puna.E disa pseudo-politikanë, që nga përvoja kanë mësuar se po të jesh kundër Islamit bën emër në politikën kosovare, pa një pa dy u deklaruan kundër. “Na prishin me Amerikën” – kështu thanë e u arsyetuan. Dhe, të nderuar lexues, a e dini se në çfarë kohe dhe rrethana u deklaruan? Mbase edhe nuk janë koincidencë.

  1. Banka Islamike, e përfaqësuar nga një saudian, vetëm pak ditë më parë kishte shprehur gatishmërinë për të financuar ndërtimin e magjistrales Prishtinë-Vushtrri-Mitrovicë, lajm që u publikua pa shprehur këtë frikë se na prishin me Amerikën.
  2. Zgjedhja e Papës, që nuk paraqiti asnjë problem për politikën tonë të shprehin urimet e tyre, për të mos thënë se sikur garuan kush do ta bëjë i pari këtë. A nuk është zgjedhja e Papës rast fetar?! A nuk nënkupton laicizmi i Shtetit edhe neutralitetin karshi fesë së krishtere?

Personalisht, kur kam dëgjuar këtë lajm jam ndier shumë keq. Ai ma ka kujtuar gjendjen e shqiptarëve në kohën e Kralit ku nëse veç është dyshuar se ndonjë shqiptar ka lexuar ndonjë libër shqip, dënimi për të ka qenë ekstrem. Ose gjendjen e vëllezërve tanë në kohën e Enver Hoxhës ku çdo gjë çka ka të bëjë me fe është llogaritur krim dhe dënimi ka mund të jetë me burg të përjetshëm. Bie pyetja ku janë këta njerëz që duan t’ia turbullojnë ujët FSK-së, në cilën kohë jetojnë, a mos vallë mendojnë se jemi në kohën e Partisë së Punës së xhaxhit Enver?!  Apo dëshirojnë që edhe njëherë të kthehet ajo parti dhe ai pushtet!? Jo vetëm ata matrapazë që e kanë ndezur këtë “zjarr” por edhe ata që i fryjnë e donë ta rrisin, le ta dinë se koha ateiste ka kaluar, nuk ka kthim më në te. Nëse dikush nga ne mendon se duhet krijuar një armatë apo një polici, apo çfarëdo institucioni tjetër ateist, ai është larg realitetit. Ai duhet të bindet se kurrë nuk mund të realizojë diç të tillë, të paktën jo me djem dhe vajza tonat. Ndryshe, nëse merr ushtarë e policë nga Koreja Veriore apo nga Kina, mbase mund t’ia del.

Unë nuk e kam të qartë, si duan t’ua mohojnë ushtarëve të drejtat fetare kur më shumë se gjysma e tyre e falin xhumanë dhe se nuk janë të paktë ata që kanë memorizuar pjesë të shumta prej Kur’anit?!

Pastaj, para përmbylljes së këtij artikulli, desha edhe një gjë shumë me rëndësi t’ua rikujtoj atyre matrapazëve, se pakti i NATO-së nuk njeh ushtri ateiste, bile me “keqardhje” po e them se as pakti i Varshavës nuk njeh më ushtri ateiste, kështu që tjetër rrugë nuk iu mbetet atyre pos t’ia mësyjnë Kinës e Koresë Veriore. Ushtria e NATO-së me vete ka priftërinj, ka kisha, etj. Nuk ka ushtri të NATO-së e cila është e zhveshur nga identiteti fetar. Jam i sigurt se këtë e dinë fortë mirë, por duan të bëhen “ma katolikë se papa”.

Subhanallah, në vend se të stimulohen ushtarët tanë për t’iu qasur fesë, për të lexuar Kur’an, ata kritikohen pse merren me Kur’an?! E me çka të merren këta, me çka ta ushqejnë shpirtin, kurse kjo ushtri dhe ky shtet në përgjithësi është i përbërë nga qytetarët të cilët thonë La ilahe ilallah. Natyrisht se po të shkonte një pjesë e ushtrisë sonë në ndonjë vend të krishterë, si Italia ta zëmë, dhe në mesin e ushtarëve tanë ka katolikë, do ishte tepër normale që t’iu lejohet ushtarëve të marrin pjesë në mesha të ndryshme, në programe fetare të kishës e tjerë e tjerë. Ku është demokracia, ku është liria individuale, shpirtërore, ku janë të drejtat njerëzore?! Çka ka të keqe në fe, ku është e keqja nëse ushtarët tanë lexojnë Kur’anin, Biblën etj., cili është dëmi i fesë?!

Besoni, shumë njerëz më kanë kontaktuar dhe se janë tmerruar mu si unë nga ky skandal i rrallë, por falë Zotit zv.Ministri i FSK-së, Zoti e ruajttë, e rregulloi në fund dhe çështja kaloi. Allahu na e ruajttë këtë ushtri, këta djelmosha shumë të mirë e të sinqertë, të lumtë ne që i kemi!

Allahu i ruajttë edhe eprorët dhe tërë këtë popull, e i udhëzoftë ata që nuk janë në rrugën e Tij!

18.03.2013

Related Post



1 Comment

  1. golaku
     /  Reply

    Per te kritikue dikend duhet pare vehten ku jemi, a kemi kryetare botnore te fese islame. kryetari kishe me u pergjegje pere detyra dhe obligime fetare mbare boterore.Sote ne shekullin e 21 kemi njerez qe paguajne 8 promila te te ardhurave vjetore feve tjera, per kryneqeste individeve si ky qe miret me 2 individ dhe nuke permende mijra raste qe i dine ky zoteri i pernjekur prej atyre shteteve ku ka sherbyer.pse o zoteri nuk u mudove me be nji kryesi dhe i kishe mare ato te holla tti me kryesine dhe i kishe menagjue per nevoja tona fetare pore u more me vlera anti fetare. Sote une paguaj rethe 1500eu. ne vite, per pa mergjegjsit e imameve si ky zoteri per perfitime personale.Zoti na ruajte nga imamet pa ndjenja kometare.?

POST YOUR COMMENTS

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

Categories