Sunday, 28/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ndikimi i magjisë dhe mbrojtja nga magjia


Ndikimi i magjisë dhe mbrojtja nga magjia


kurani

Shumë njerëz mendojnë se magjitë bëhen vetëm për të ndarë bashkëshortët, për t’i bërë dy persona të duhen me njëri-tjetrin apo për të pasur fat dhe nje punë të mirë. Por magjia shkon shumë më larg se kaq. Magjia mund të bëhet për të vrarë, për ta çmendur dikë apo për ta sëmurë me sëmundje nga më të ndryshmet. Ajo ndikon për të ndarë bashkëshortët duke i bërë të urrejnë njëri-tjetrin, për të “lidhur” bashkëshortët nga njëri-tjetri e mos të arrijnë të kryejnë dot marrëdhënie, ose për dështimin e shtatzanisë, ose për të mos mbetur gruaja shtatzanë, për hemoragji ose ç’rregullim të ciklit menstrual tek gratë, për ta shtyrë personin të kryejë imoralitet, për të përçarë familjen, për torturimin e personit duke i shkaktuar pagjumësi, largim të oreksit, ankth, hidhërim, dhimbje në trup, për të vrarë dikë apo duke e shtyrë njeriun të vrasë veten, për shkatërrimin e bisnezit, për të ndryshuar natyrën dhe moralin e njeriut, për sëmundje të ndryshme, për shkatërrimin e të mbjellave apo të bagëtive, për të tharë puset dhe burimet etj.

magjia

Mbrojtja nga magjia

Mbrojtja nga magjia mund të arrihet si më poshtë:

1- Besimi i pastër dhe njësimi i Allahut në adhurim është një mburojë shumë e fortë dhe më kryesorja kundër magjisë dhe magjistarëve.

2- Kryerja e praktikave fetare islame të obliguara nga feja si: falja e namazit, lëmosha, agjërimi etj.

3- Largimi nga gjynahet dhe padrejtësitë.

4- Leximi i Kur’anit, sidomos i sures el-Bekare.

5- Përmendja e Allahut në mëngjes dhe mbrëmje.

6- Pasja kujdes nga magjistarët dhe nga kushdo tjetër që ka lidhje me ta, etj. .

Një shkrim tjetër i dobishëm  Sëmundjet së zemrës nga Ibn Kajim el Xheuzije

Categories

Archives