Thursday, 25/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ndikimi i Kuranit ne sigurine mendore dhe shpirterore.Si te duroje veshtiresite e jetes?


Ndikimi i Kuranit ne sigurine mendore dhe shpirterore.Si te duroje veshtiresite e jetes?


Qetesia dhe siguria shpirterore eshte nje ndjenje qe te fal qetesi, prehje dhe paqe ne shpirt ne cdo moment te jetes. Perse shoqerite moderne, pamvaresisht zhvillimit te madh ne teknologji ne te gjitha fushat e jetes, jane te paafte te krijojne nje shoqeri te sigurte?!

kurani qetesia

Kohet e fundit, kane dale disa drejtime te shkencetareve ne fushen e psikologjise, te cilet po therrasin me ze te larte ne rendesine e fese per kurimin e shume semundjeve psiqike dhe nervore. Keta shikojne se besimi tek Zoti eshte nje force e jashtezakonshme qe e furnizon njeriun me energji shpirterore duke e ndihmuar te perballoje veshtiresite e jetes, dhe duke i larguar stresin e shqetesimin, ku shume prej njerezve po e perjetojne ne kohen tone, ku jeta materiale mbizoteron ne cdo gje.

William James (Amerikan): llaci me i mire per stresin eshte besimi. Allahu i Madheruar thote:“Besimtaret te cilet nuk e veshen besimin e tyre me padrejtesi, ata do te jene te sigurte dhe te udhezuar”.

Brill (analist psiqik): Fetari nuk vuan kurre nga semundjet psiqike dhe te stresit. “Ata te cilet besuan zemrat e tyre qetesohen kur permendet Allahu, a nuk eshte permendja e Allahut qetesi per zemrat?”

Nehri Link (Amerikan):Ata te cilet frekuentojne faltoret e adhurimit, gezojne nje personalitet me te forte dhe me te mire se sa ata qe nuk kane fe dhe nuk i kryejne adhurimet. “Kush ben pune te mira mashkull ose femer qofte dhe ai eshte besimtar, Ne do ta ringjallim me nje jete te mire pastaj do ta shperblejme me me te miren qe kane punuar”.

Aleksis Kareel ne Librin e tij “Largoje stresin dhe fillo jeten”, thote:“Ata te cilet nuk dine te shpetojne nga stresi, vdesin ne moshe te vogel.

Reders Dyjust: Falja dhe lutja jane burimi i energjise me te forte qe mund te perfitoje njeriu.

Tomas Hyslon: Falja dhe lutja jane mjeti me i mire qe kam njohur deri tani per te mbizoteruar qetesia ne zemer dhe paqja ne sistemin nervor. Pejgamberi Muhamed alejhi selam i thonte Bilalit kur vinte koha e faljes: “Na qeteso me faljen o Bilal”.

Doktori Francez Aleks Kareel thote: “Falja te dhuron nje aktivitet shpirteror ku mund ti sheroje shume shpejt disa te semure ne vendet e pelegrinazhit ose faltoret. Pejgamberi alejhi selam ka thene: “Nese zemerohesh merr avdes”. Marrja e avdesit ka nje ndikim fiziologjik duke ndihmuar ne largimin e tendosjes se muskujve dhe lehtesimin e ngarkeses fizike dhe shpirterore.

Kurani i shenjte na sqaroi para se psikologet te zbulonin rendesine e besimit ne sigurimin e qetesise shpirterore, sepse:
1- Besimi i shton njeriut sigurine ne vetvete.

2- I jep fuqi te duroje veshtiresite e jetes.

3- Besimi i jep qetesi shpirterore dhe ndjenjen e lumturise.
Allahu i Madheruar thote:“Allahu e di shikimin e pervjedhur te syrit dhe ate qe fsheh zemra. Gafir: 19.

“Ne e kemi krijuar njeriun dhe, Ne e dime c’i peshperit atij shpirti i vet. Ne jemi me prane tij se damari i qafes se vet” Kaf: 16.

Kurani i shenjte flet edhe per cilesite e njeriut si:
1 – Dobesia:“Allahu eshte Ai qe ju ka krijuar juve te dobet” {Er- Rum: 54}.
“Njeriu eshte krijuar si nje qenie e pafuqishme” {En-Nisa: 28}.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Elbi,hordeum (arab. shair)

2- Kopracia: “Ata qe behen koprrace me te mi rat qe ua ka dhene Allahu, kurrsesi te mos mendojne se keshtu eshte me mire per ta!” {El-lmran: 180}.

3- Epshi:“Burrave u eshte hijeshuar dashuria per gjerat e deshiruara” {Al-lmran: 14}.

4- Padituria:“Me te vertete, njeriu u tregua i padrejte me veten dhe i paditur” {El-Ahzab: 72}.

5- Deshira per levdata:“Ta dini, se jeta ne kete bote, nuk eshte tjeter vecse loje, defrim e zbukurim, si dhe mburrje ndermjet jush e rivalitet per me shume pasuri dhe femije” {El-Hadid: 20}.

6- Sjellje prej shejtani:“Dhe nuk therrasin tjeter pervec djallit kryengrites” {En-Nisa: I 17}.

7- Porsi bagetite:“Ata jane si bagetite, madje edhe me keq” {El- Earaf: 179}.

Jeta eshte nje thesar, ku me e rendesishme ne te eshte besimi tek Zoti, ku rruga per tek Ai eshte e ndriguar me kuranin e shenjte. Besimi eshte rreze sigurie, ku pastaj siguria te jep shprese, dhe shpresa te dhuron qetesine, dhe nga qetesia buron lumturia. Nuk eshte i lumtur ai njeri qe nuk eshte i qete ne shpirt, dhe nuk arrihet qetesia e shpirtit pa besim ne zemer. Kurani i jep shpirtit dhe zemres ate qe e don dhe e pelqen, duke i folur ndjenjave te fshehta ku edhe ne nuk e dime, por vetem Zoti, nderkohe qe keto ndjenja ngacmohen sa here lexohet kur’ani. Prandaj edhe jobesimtaret ishin te kujdesshem qe te mos degjonin kuranin kur lexohej, sepse gjenin nje embelsi dhe ndikim qe i terhiqte drejt besimit. Pa dyshim qe kurani i shenjte ka nje energji shpirterore jashtezakonisht te madhe dhe nje ndikim te fuqishem ne shpirtin e njeriut, duke shkundur ndjenjat e tij, duke ngacmuar pasionin e tij, duke freskuar shpirtin dhe zgjuar mendimet dhe idete e tij.Ai njeri qe degjon kuranin, transformohet ne nje njeri te ri sikur te kete lindur per se dyti. Besimi tek Zoti mbjell tek zemra e njeriut qysh ne vegjeli imunitetin dhe ruajtjen nga semundjet e ndryshme nervore dhe psiqike.

Allahu i Madheruar thote:“Sa per ata qe besojne dhe nuk e molepsin besimin e tyre me padrejtesi e idhujtari, pikerisht atyre u takon siguria dhe ata jane te udhezuar” {El-Enam: 82}.

“Ata qe besojne dhe zemrat e te cileve, kur permendet Allahu, qetesohen. Vertet, zemrat qetesohen me permendjen e Allahut” {Er-Rad: 28}.

“Cdo fatkeqesi qe i bie njeriut, ndodh me vullnetin e Allahut.Ai ia udhezon zemren kujtdo qe i beson Atij.Allahu di mire cdo gje” {Et-Tegabun: 1 }.

Besimtari e arrin qetesine e shpirtit me besimin e tij tek Allahu, sepse besimi e furnizon me shprese ne ndihmen, mbrojtjen dhe kujdesin e Allahut. Dashuria eshte xhevahiri i vetem i cili na jep siguri, stabilitet dhe paqe.Vetem besimi eshte burimi i dashurise se paster. Besimtari e don Zotin i Cili eshte Dhuruesi i jetes, dhe e don librin e Tij se nepermjet tij njerezit dalin nga erresirat ne drite.

SHKEPUTUR NGA LIBRI “SEKRETET E MJEKSIS NE KURAN”

Tags:

Categories

Archives