Wednesday, 18/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Ndikimi i femrës tek bujaria e mashkullit

Ndikimi i femrës tek bujaria e mashkullit
Çfarë i bën disa burra dorështrënguar dhe disa të tjerë bujarë? Për shembull, çfarë e motivoi, Bill Gates që të bënte më shumë se 28 miliard $ dhurata bamirësie, ndërkohë që shumë prej kolegëve të tij miliarderë, mbajtën afërsisht nën një kontroll të ngushtë pasuritë e tyre personale?

Prova të reja zbulojnë një përgjigje befasuese. Prania e thjeshtë e pjesëtarëve të familjes femra – qoftë dhe e foshnjave – mund të jetë e mjaftueshme për ti shtyrë burrat në prirje bujarie.

Në një studim të ri provokues, kërkuesit Michael Dahl, Cristian Dezso dhe David Gaddis Ross, shqyrtuan bujarinë dhe atë se çfarë e frymëzon atë tek burrat e pasur. Në vend të kërkimit në shkallë të gjerë të dhuratave të bamirësisë, ato vështruan tek arsyeja se pse disa shefa ekzekutivë burra, i paguajnë punonjësit e tyre më shumë sesa të tjerët. Kërkuesit hetuan pagat që drejtuesit ekzekutivë meshkuj në më shumë se 10 000 kompani daneze kishin paguar punonjësit e tyre gjatë një dekade.

Në mënyrë interesante, drejtuesit ekzekutivë i paguanin punonjësit e tyre më pak pasi bëheshin prindër. Afërsisht, pasi drejtuesit ekzekutivë kishin një fëmijë, ato paguan 100 $ më pak kompensim vjetor për punonjësit. Për të qenë një kryefamiljar i mirë, shkruajnë studiuesit, është bërë e zakonshme që drejtuesit ekzekutivë të përvetësojnë burimet e kompanisë për vete dhe për familjen e tij, në kurriz të punonjësve të tij.

Por këtu kishte një kthesë. Kur ekipi i profesor Dahlit i shqyrtoi të dhënat më afërsisht, ndryshimet në pagesë vareshin nga gjinia e fëmijës së lindur për shefin ekzekutiv. Ato i reduktonin pagat kur u lindte djalë, por kjo nuk ndodhte kur u lindte një vajzë.

Mesa duket, vajzat i zbutnin baballarët dhe ndillnin prirjet e përkujdesjes. Arsyetimi ishte se kur ne lajmë flokët e vajzave tona dhe i çojmë ato në shkollë, ne bëhemi më të ndjeshëm, më të butë dhe më të orientuar kah tjetrit.

Gjenden edhe studime që tregojnë se ligjvënësit amerikanë me vajza votojnë me më shumë zemërgjerësi; kjo është gjithashtu e vërtetë për votuesit meshkuj britanikë që kanë vajza, sidomos në aspektin e referendumit dhe zgjedhjeve të politikave në lidhje me të drejtat riprodhuese. “Një baba zgjedh disa nga preferencat e pasardhësve të tij femërorë,” argumentojnë studiuesit Andrew Oswald në Universitetin e Valvikut dhe Natavudhe Poudthave, nga Universiteti i Jorkut. Për drejtuesit ekzekutivë meshkuj, kjo ndjeshmëri thumbuese e shtyrë drejt vajzave mund të përbëjë më shumë impulse bujare ndaj nëpunësve që frikësohen nga shkurtimi i pagave.

A është e mundur që afërsia me foshnjat vajza, e bën bujarinë më të madhe? Studimet shtesë, në një sërë fushash, sugjerojnë se ky është shansi, dhe se ajo mund të shtrihet përtej bijave. Mendoni për shembull, seritë e studimeve të udhëhequra nga psikologu Paul Van Lrge në Universitetin e Lirë të Amsterdamit. Për të kuptuar se çfarë i motivon njerëzit për të vepruar me bujari, Profesor Van Large dhe tre kolegë ngritën një lojë në të cilën 600 njerëz bën zgjedhje në lidhje me shpërndarjen e burimeve me dikë që ato nuk e njihnin dhe që nuk do ta takonin kurrë sërish. Pjesëmarrësit zgjodhën mes këtyre mundësive themelore:

(a)Ti merr 25 $ dhe partneri yt merr 10 $.

(b)Ti merr 20 $ dhe partneri yt merr 30 $.

ADAM GRANT

Alternativa e parë është egoiste; pasi ti zgjedh pjesën më të madhe të burimeve për veten tënde. Alternativa tjetër është më bujare pasi ajo përfshin sakrifikimin e një shume të vogël, (5$) duke rritur fitimet e partnerit tënd kundrejt një shume më të madhe prej (20$).

Lojtarët shprehën preference të qëndrueshme në secilën prej nëntë raundeve që ato luajtën në ndeshjen e Profesor Van Lange. Të dhënat treguan që lojtarët që bënë zgjedhjet më bujare kishin më shumë vëllezër dhe motra. Dhënësit kishin mesatarisht nga dy vëllezër dhe motra, kurse të tjerët afërsisht nga një e gjysmë. Më shumë vëllezër dhe motra do të thotë më shumë shpërndarje, e cila dukej se i bënte këto njerëz të prireshin drejt dhënies.

Dhe sërish, aspekti gjinor kishte rëndësi. Dhënësit kishin 40 % më shumë gjasa që të kishin motra, krahasuar me zgjodhën alternativën vetëshërbyese dhe zgjedhje konkurruese. Nuk kishte ndryshim në numrin e vëllezërve; por ishte numri i motrave, që parashikonte më shumë dhënie dhe bujari. Dhe kështu, ekipi i Profesor Van Lange vuri në dukje një studim tjetër duke treguar se sa më shumë motra të ketë një baba, aq më shumë kohë ai shpenzon për rritjen e fëmijëve të tij. Pas rritjes në mesin e motrave, burrat që kanë më shumë mundësi për të dhënë, kanë më shumë të ngjarë për të vepruar kështu.

Sociologët besojnë se sjelljet empatike të ushqyera nga motrat transmetohen mbi vëllezërit e tyre. Për shembull, studimet e udhëhequra nga psikologu Alice Eagly në Universitetin Northuestern, tregojnë se gratë priren të japin dhe të ndihmojnë më shumë në marrëdhëniet e ngushta sesa meshkujt. Mund të jetë gjithashtu se djemtë ndjejnë impulsin – nga natyra dhe nga e ushqyera – për të mbrojtur motrat e tyre. Në të vërtetë, Profesor Eagly zbulon se burrat në mënyrë të dukshme kanë më shumë të ngjarë të ndihmojnë gratë sesa burrat.

Disa nga burrat më bamirës në botë, e pranojnë frymëzimin e dhënë nga gratë në jetët e tyre. Njëzet vite më parë, kur Bill Gates ishte në udhën e tij për tu bërë njeriu më i pasur i botës, ai refuzoi këshillat për hapjen e një fondacioni bamirësie. Ai planifikoi që të priste një çerek shekulli përpara se të fillonte dhënien e parave të tij, por ndryshoi mendje një vit më pas. Vetëm tre vite më vonë, zoti Gates u rendit i treti në listën filantropëve më bujarë në Amerikë. Gjatë kësaj kohe, ai priti fëmijën e tij të parë: një vajzë.

Zoti Gates ka reflektuar se dy anëtarët e familjes së tij, mamaja e tij Meri, dhe gruaja e tij Melinda, ishin nxitësit më të mëdhenj në rritjen e shumave të bamirësisë. Meri, nuk u ndal kurrë së ushtruari presion mbi mua që të bëj më shumë për të tjerët,” tha zoti Gates në fjalimin hapës të Harvardit. Pika e kthesës erdhi në vitin 1993, pak përpara se ai dhe Melinda të martoheshin. Në ceremoninë e martesës, Meri lexoi një letër me zë të lartë të cilën ia kishte shkruar Melindës për martesë. Mesazhi i saj përmbledhës ishte kujtesë e Volterit (apo Spiderman) ku sipas tij pushteti i madh do të thoshte përgjegjësi të madhe:” Kundrejt atyre që I është dhënë shumë, pritet shumë.”

Një shkrim tjetër i dobishëm  MOS E ZEMËRO ATË QË E KE MË TË SHTRENJTË

Së bashku me udhëheqjen më të shumtë të fondacionit të bamirësisë Bill dhe Melinda Gates, kjo e fundit luajti një rol të rëndësishëm në formësimin e ‘Zotimit të Dhënë’. Ajo lexoi një libër rreth një familjeje që i shitën shtëpitë e tyre dhe i dhanë gjysmën e të ardhurave për bamirësi, dhe filluan përhapjen e fjalëve për idenë. Kur Bill Gates dhe Warren Buffett u mblodhën për darkë me miliarderët për të diskutuar për bamirësi, zoti Gates e bëri të sigurt se ishin ftuar gjithashtu edhe gratë. Edhe pse ai është i vetmi që bëri paratë, ajo do të jetë një shoqëruese e vërtetë. Ajo merret gjatë me çdo plan filantropik sepse bamirësia mund të ndikojë pozitivisht tek ai dhe tek fëmijët e tyre.

Në një prezantim provokues në San Françisko, psikologu Roy Baumeister pyeti ” A ka ndonjë gjë të mirë për burrat?” Përgjigjja e shkurtër, nëse nuk e keni lexuar librin “Meshkujt djallëzorë, nga Dale Peterson dhe Riçard Wrangham, është “jo shumë”. Por mirësia jonë e ruajtur, argumenton Profesor Baumaister, është përgjatë një game të gjerë të atributeve. Burrat shkojnë drejt ekstremeve më shumë se gratë. Ata janë përgjegjës për përhapjen e akteve më të këqija të agresivitetit dhe të egoizmit kafshëror, por ato angazhohen gjithashtu në disa nga veprimet më ekstreme të ndihmës dhe bujarisë.

Në lidhje me këtë pikë, ekonomisti James Andreoni në Universitetin e Kalifornisë, në San Diego, dhe Lise Vesterlund në Universitetin e Pitsburgut, raportojnë prova se teksa shumë gra preferojnë të ndajnë në mënyrë të barabartë, meshkujt kanë më shumë të ngjarë që të jenë krejtësisht egoist ose krejtësisht altruist. Mund të jetë ky kontakt kuptimplotë me gratë si një nga forcat që i bën burrat të anojnë drejt vetësakrifikimit.

Efekti ngrohës dhe zbutës i grave mbi burrat, ka ndikime të rëndësishme për arsimin dhe punën. Në shkolla, ne duhet të mendojmë në mënyrë të kujdesshme rreth mënyrës se si ne i organizojmë fëmijët në grupe. Në vitin 1971, në vazhdën e neutralizimit të ndasisë nëpër shkolla në Teksas, Aliot Aranson, një psikolog në Universitetin e Kalifornisë, në Santa Kruz, vërtetoi një qasje të thjeshtë por të fuqishme në zvogëlimin e steriotipeve dhe paragjykimeve.

Ideja e tij kryesore ishte se studentët duhet të mësojnë të respektojnë dhe të kujdesen për njëri-tjetrin, nëse do të duan të besojnë mbi njëri-tjetrin kur punojnë në grupe të vogla drejt qëllimeve të përbashkëta. Profesor Aronson bëri çdo student të përgjegjshëm për mësimin e grupit në lidhje me një çështje të ndryshme që do të mund të mbulohej në provimin e ardhshëm. Ishte si të punojë në një lojë me formuese: grupi kishte nevojë për pjesë informacioni nga çdo anëtar në mënyrë që të vendoste së bashku kuptimin e përgjithshëm që do të mund të matej në provim. Pas eksperimentit, steriotipet dhe paragjykimet u rrëzuan, studentët u bënë në mënyrë të dukshme më pak armiqësorë kundrejt njëri-tjetrit dhe studentët e pakicave morën nota më të mira.

Çfarë do të ndodhte nëse çdo klasë do të ndiqte këtë strukturë formimi, që përzien studimin e grupeve gjinore të djemve, me mundësinë për të siguruar mësime nga vajzat? Përveç fitimit të dijes, ndoshta ato do të mund të mësojnë diçka rreth mësimdhënies, ndihmës dhe kujdesit për të tjerët. Kur shumë nga këto djem rriten dhe bëhen të pasur, ato do të mund të jenë më pak si Scrooge dhe më shumë si zoti Gates, apo së paku, ka më pak shanse që të bëhet fqinji yt i pasur që refuzon të paguajë pjesën e tij për rregullimin e gardhit. Ose si (jo shumë) xhaxhai yt i madh që gjithmonë fluturon me klasin e parë, por u dërgon fëmijëve të tu dhurata të lira për ditëlindje.

Në punë, ne kemi nevojë për më shumë gra në pozicione drejtuese. Ne e dimë tashmë nga kërkime të konsiderueshme se kompanitë janë më mirë kur ato kanë më shumë gra në rolet më të larta të menaxhimit, veçanërisht kur është fjala për risi. Profesor Dezco dhe Ros kanë paraqitur kohët e fundit se gjatë periudhës 1992 dhe 2006, kur kompanitë i përfshinë gratë në ekipet e tyre më të larta menaxhuese, ato gjeneruan mesatarisht 1 % më shumë vlerë ekonomike, e cila zakonisht do të thotë më shumë se 40 milion $.

Ne i njohim përparësitë e drejtpërdrejta që sjellin në tavolinë femrat si udhëheqëse, të cilat shpesh përfshijnë këndvështrime të ndryshme, stile bashkëpunuese, përkushtim në përkujdesje si dhe kuptim të mprehtë të punonjëseve femra dhe klientëve. Por ne kemi anashkaluar në një masë të madhe efektet përfituese që gratë kanë mbi burrat rreth tyre. A është e mundur që kur gratë u bashkohen ekipeve më të larta menaxhuese, ato i inkurajojnë kolegët e tyre meshkuj ti trajtojnë punonjësit me bujarisht dhe ta përhapin njohurinë më lirisht? Rritjet në motivim, bashkëpunim, dhe risi në kompani mund të ushqehen jo vetëm nga veprimet e drejtpërdrejta të udhëheqësve femra, por gjithashtu edhe nga ndikimi mbi udhëheqësit burra.

Është thënë shpesh se pas një burri të madh qëndron një grua e madhe. Në dritën e ndikimit të thellë që kjo grua mund të ketë në bujarinë e burrit, ajo mund të jetë më shumë e saktë që të thotë se përballë një burri të madh ecën një grua e madhe. Nëse ne jemi të mençur, ne do të ndjekim shembullin e saj.

Përktheu: Ervin Hakorja

Categories

Archives