Thursday, 21/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ndikimi çudibërës i xhenxhefilit

Ndikimi çudibërës i xhenxhefilit

xhenxhefil

Ndikimi çudibërës i xhenxhefilit:

-Xhenxhefilin e quajnë bimë çudibërëse për shkak të shumë efekteve të tij çudibërëse.

-Tradicionalisht përdoret për të qetësuar inflamacionet dhe irritimet e rrugëve të frymëmarrjes, për shërimin e anginave dhe pezmatimin e hundës, veshit, por ka efekt edhe në organet e tretjes lukth dhe shton apetitin rreth ushqimit.

-E konsiderojnë ilaç për tërë sistemin tretës, mbron mukozën dhe parandalon krijimin e të thatit dhe ngërçeve në stomak.

-Është i shkëlqyeshëm tek largimi i problemeve të fryrjes së barkut dhe kundër të përzierave.

-Lehtëson kokëdhembjen, përmirëson qarkullimin e gjakut duke nxer tër trupin, parandalon koagulimin e gjakut, ul kolesterolin dhe tensionin e gjakut.

– Shton potencen (forcen) e organit gjenital të mashkullit.

-Ka edhe ndikim antioksidativ, me çka ngadalësohet procesi i plakjes.

-E pastron organizimin nga toksinat.

-Shpejton shërimin e indit të dëmtuar pas gjendjeve të ndryshme inflamatore.

Për përgatitjet nga xhenxhefili përdoret qeporja(Pluhur) e bimës e cila përmban materiet aktive, falë të cilave xhenxhefili edhe ka efekt kundër-inflamator dhe shërues në shëndetin e njerëzve (Nëse keni grip dhe në mbrëmje do ta përdorni Xhenxhifilin, në mëngjes do të zgjoheni pa grip pra do të ju kaloi Gripi).

– Xhenxhifil është shëronë shumicën e ftohjeve kronike dhe i pastronë sinuset dhe bajamet.

Terapia me xhenxhefil kthen energjinë

-Terapia me xhenxhefil është e shkëlqyeshme për përgatitjen e organizmit për ditët më të ftohta.

-Kompresat e ngrohta shtrihen në trup me një masazh të lehtë, me çka arrihet efekti rivitalizues, forcohet qarkullimi, nxitet sistemi i imunitetit dhe trupi liron materiet dhe toksinat e dëmshme.

-Xhenxhefili i freskët kthen vitalitetin dhe energjinë.

– Meqenëse nxehtësia e tij depërton thellë në ind, ndikon dobishëm edhe në organet vitale siç janë veshkat, mushkëritë dhe mëlçia.

=Kompresat veçanërisht janë të dobishme tek shpina e shtangur, muskujt që dhembin dhe të gjitha sëmundjet kronike.

Categories

Archives