Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ndikimet e shejtanit

Ndikimet e shejtanit

Zemra dhe mendja e njeriut janë fushëbetejë në të cilën zhvillohen dyluftimet e ashpra në mes së mirës dhe së keqes. Këto të dyja janë ato që sulmohen më së tepërmi nga shejtani, me qëllim të shtrirjes së ndikimit të tij helmues, me të cilin ky i mallkuar fut dyshime dhe huti. Fjalët, cytjet dhe pëshpëritjet e tij janë të kobshme për atë që u nënshtrohet ndikimeve të tyre, sepse njeriun e shtyjnë në mëkate të pandërprera, në një jetë të shfrenuar e të pamoralshme, e shtyjnë në mosbesim, në mendjemadhësi dhe në çdo gjë të keqe, andaj nuk është e rastësishme që Allahu xh.sh. deshi që njerëzimit në këtë sure, të fundit në radhitjen e Mus’hafit, t’ia tërheqë vërejtjen për rrezikun e madh që i kanoset nga shejtani.

Shejtani e diti se arma më e fortë e tij kundër njerëzve është mbjellja e dyshimit dhe e kuptoi se kjo arrihet më së lehti duke futur vesvese, pëshpëritje dhe cytje në zemrat e tyre. Dhe, vërtet, shejtani i hyri vendosmërisht këtij misioni të tij që në zemrat e besimtarëve të mbjellë dyshime ndaj fesë së tyre dhe ndaj çdo gjëje tjetër me vlerë, dhe mund të themi se ai në shumë raste ka pasur sukses të plotë.[4]

Shejtani i mallkuar e ka mundësinë që tek njeriu të ndikojë drejpërdrejtë nëpërmjet sistemit nervor, duke ndikuar që personi i atakuar nga ai, të humbë arsyen e shëndoshë dhe të mos logjikojë drejt. Në lidhje me këtë ndikim të tij, ka treguar edhe i Dërguari i Allahut xh.sh., i Cili ka thënë: “Vërtet shejtani (djalli) qarkullon nëpër njeriun sikur gjaku që qarkullon nëpër dej (damarë)”.

Por nuk janë vetëm exhinët e djallëzuar dhe djajtë ata që fusin intriga e huti në mesin e njerëzve. Fatkeqësisht këtë rol destruktiv e luajnë edhe disa njerëz, që shpirtin e kanë të lig. Detyra dhe roli i i tyre është që të fusin përçarje në mesin e njerëzve të tjerë, duke u bërë në këtë mënyrë krah i djathtë i shejtanit. Mbase ky ngatërrestar dhe shpirtlig prej njerëzve, mund të jetë shumë më i rrezikshëm se edhe vetë shejtani, sepse ky në dallim nga ai, vepron haptazi, dhe të përgatit kurthe e komplote, dhe kjo gjoja duke të këshilluar për të mirë. Prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj të tillëve, sepse Allahu xh.sh. na ka tërhequr vërejtjen që të kërkojmë ndihmën e Tij edhe prej njerëzve të këqij kur këtë sure po edhe krejt Kur’anin e përfundon me këtë këshillë për të kërkuar mbrojtjen dhe ndihmën e Allahut: “Prej së keqes së përshpëritësit që fshihet, i cili pëshpërit në zemrat e njerëzve, qoftë ai pëshpëritësi (për të keq) nga exhinët ose nga njerëzit.”

Categories

Archives