Thursday, 30/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ndihma dhe risku na vijnë prej Allahut


Ndihma dhe risku na vijnë prej Allahut


Allahu

Imam Ibën Kajimi, rahimehullah, duke e komentuar ajetin Kuranor:

??????? ????? ??????? ???? ?????? ?????? ???????????? ???? ????? ??????????? ???? ????????????? ????????? ??????? * ??????? ????? ??????? ???????????? ???? ???????? ???????? ???? ??????? ??? ???????????????? ? [?????: 20? 21]

“Kush është ajo ushtri juaja që do t’ju ndihmojë, pos Mëshiruesit? Është e vërtetë se jobesimtarët gjenden në një mashtrim të madh. Kush është ai që ju ushqen, po qe se Ai ua ndërpret furnizimin e vet? Jo, askush, por ata vazhdojnë me arrogancë e kundërvënie”. (El-Mulk: 20- 21).

Allahu, subhanehu ve teala, në këto ajete bashkoi mes ndihmës, fitores dhe riskut, furnizimit. Njeriu çdo herë ka nevojë për atë që ia largon dëmin duke e ndihmuar me ngadhënjim dhe që i sjell dobitë me furnizimin e tij, pra ka nevojë për ndihmëtar dhe furnizues. Vetëm Allahu, i Vetëm është Ai që ndihmon në mënyrë absolute dhe që furnizon, pasi që Ai është ???????? ?? ??????? ??????Furnizuesi dhe i Fuqishmi. Mençuria e plotë e besimtarit është njohja se kur e godet ndonjë e keqe nga Allahu s’ka kush e largon këtë të keqe prej tij askush tjetër përpos Allahut dhe se kur i vjen ndonjë furnizim me begati, vetëm prej Allahut i vjen.

Ai, subhanehu ve teala, është i Vetmi që i mjafton robit të Vet, e ndihmon, e furnizon dhe kujdeset për te.

Imam Ahmedi, rahimehullah, thotë: na rrëfen Abdurezaki, na lajmëron Mameri, i cili thotë: kam dëgjuar Vehbin duke thënë: Allahu, subhanehu ve teala, në disa libra të Tij të shpallura ka thënë:

“Pasha Krenarinë Time, ai që kapet për Mua edhe nëse qiejt me banorët e vet e toka me banorët e vet i bëjnë kurthe, Un i jap zgjidhje dhe rrugëdalje nga ajo situatë, kurse ai që nuk kapet për Mua, ia ndërpres ndihmën nga qielli dhe ia vithisi tokën nën këmbët e tija, e la në ajër dhe e lë ti mbështetet vetes së Tij. Duart i kam të plota për robërit e Mi, nëse ai më respekton i jap para se të kërkon prej Meje, i përgjigjem para se të më lutet, sepse Ia di nevojën që e ngarkon”.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Sot data shënon 1 të muajit hënor Muharrem!!!

 

Bekir HALIMI

Tags:

Categories

Archives