Saturday, 27/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ndërrimi i mbulesës së Qabes


Ndërrimi i mbulesës së Qabes


Mëngjesin e ditës së Arafatit, ndërkohë që të gjithë haxhilerët janë nisur nga Minaja për në Arafat, në Qabe zhvillohet një traditë tjetër e përvitshme, ajo e ndërrimit të mbulesës së Qabes.\

qabja arafati

Autoritetet saudite e ndërrojnë çdo vit mbulesën e Qabes, një traditë e lashtë kjo, e cila shtrihet gjer në periudhën para islame, tregues i rëndësisë që arabët i kushtonin Qabes.
Ditën e nëntë të muajit Dhul Hixhe, godina e Qabes zhvishet nga mbulesa e mëparshme dhe vishet me mbulesën e re, e punuar nga artistë dhe profesionistë.
Në fabrikën ku prodhohet mbulesa e Qabes, punojnë 240 punëtorë dhe administratorë. Fabrika është e pajisur me makineritë dhe mjetet më moderne të prodhimit të pëlhurës, ngjyrosjes, qepjes dhe qëndisjes.
Mbi mbulesën e Qabes qëndisen vargje nga Kurani, emra dhe cilësi të Zotit, fjala “La ilahe il-lallah” “Subhanallah” “Elhamdulilah” etj… /kohaislame/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Fjali te arta

Categories

Archives