Sunday, 27/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nder shkaqet e pranimit te lutjes

Nder shkaqet e pranimit te lutjes

Nder shkaqet e pranimit te lutjes

Abdullah ibn Mes’udi radijallahu anhu ka thene : “Nese ndonjeri nga ju deshiron te kerkoje (dicka nga Allahu) le ta filloje me lavderimin e Allahut ashtu siç Ai e meriton, pastaj le te dergoje salavate mbi Profetin – lavderimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi te, pas kesaj le te kerkoje (te beje dua); sepse keshtu ka me shume mundesi t’i pranohet”
Thote shejkh Albani – Allahu e meshirofte: ‘Kjo eshte fjale e sahabiut, por ka gjykimin sikur eshte fjale e Profetit alejhis-salatu ues- selam’
‘Vargu i haditheve te sakta’ me renditjen e Shejh Mesh’hur Hasenit – Allahu e ruajte. Hadithi: 222.
Dmth duaja sipas sunetit niset me ‘elhamdulilah’ dhe duke permendur emrat e bukur te Allahut, sidomos ato qe i pershtaten nevojes se robit. Sepse Allahu thote ne Kuran per Veten e Tij te Lartesuar: “Dhe Atij i perkasin emrat e bukur prandaj luteni me to”
Themi psh: O i Gjithmeshirshem (Rrahman, Rrahim) me meshiro! O i Plotfuqishem (Aziz) me ndihmo! Etj. Pastaj themi ‘Allahumme sal-li ala Muhammed…’ dhe duane.

Categories

Archives