Sunday, 21/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

NDARJA E QIEJVE DHE TOKES!



NDARJA E QIEJVE DHE TOKES!

NDARJA E QIEJVE DHE TOKES!

Një prej ajeteve që bën fjalë për krijimin e qiejve është edhe ajeti i mëposhtëm:

“A nuk e dinë jobesimtarët se qiejtë dhe toka ishin të ngjitura, dhe Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo gjëje. Përse nuk besojnë?” (El Enbija 30)

Fjala “retk” e përkthyer “të ngjitura”, në gjuhën arabe do të thotë “të përziera me njëra-tjetrën, të bashkuara”. Kjo fjalë përdoret në ato raste kur u referohemi dy substancave të ndryshme, të cilat përbëjnë një të plotë. Fraza “Ne i ndamë” është folja arabe “feteka” dhe nënkupton diçka që vjen si rezultat i shkëputjes apo shkatërrimit të strukturës “retk”. Çarja e farës së bimës në momentet para të mbirjes është një nga rastet në të cilat përdoret kjo folje.

Le të shohim përsëri këtë ajet duke pasur në mendje këtë fakt. Në ajet, qielli dhe toka janë subjekti i parë i gjendjes “retk”. Më pas ata ndahen (feteka) duke u shkëputur nga njëri-tjetri. Kureshtja jonë rritet kur rikujtojmë momentet e para të Big Bengut dhe shohim se e gjithë lënda e universit përfshihej në një pikë të vetme. Me fjalë të tjera, çdo gjë, duke përfshirë “qiejtë dhe tokën”, të cilat nuk ishin krijuar ende, ishin pjesë e kësaj pike në gjendjen “retk”. Pas një shpërthimi të fuqishëm, lënda e kësaj pike u nda (feteka) dhe më pas ndodhi procesi i krijimit të strukturës së tërë universit.





Kur krahasojmë ajetin kuranor me zbulimet shkencore, shohim se ato përputhen në mënyrë të përkryer me njëra-tjetrën. Fakti më interesant dhe më habitës është se këto zbulime u bënë vetëm në shekullin XX.

Fotoja na paraqet Big Bengun, i cili na bën të qartë edhe një herë se Allahu e krijoi universin prej asgjësë. Big Bengu është një teori e vërtetuar me dëshmi të qarta shkencore. Megjithëse disa shkencëtarë u përpoqën të sillnin teori të kundërta me Big Bengun, dëshmitë e qarta shkencore bënë që kjo teori të pranohej tërësisht prej komunitetit shkencor.