Tuesday, 23/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ndalimi i përcaktimit të asaj që konsiderohet e papastër



Ndalimi i përcaktimit të asaj që konsiderohet e papastër

dogaalkoholi

Ebu Derda’ ka shënuar se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thënë: “All-llahu ka krijuar sëmundjen dhe ilaçin dhe Ai e ka bërë ilaçin për çdo sëmundje. Përdorni mjekësinë, por mos i shëroni sëmundjet e juaja me atë që është e ndaluar”.141 Po në këtë kuptim, imam Buhariu në Sahih-un e vet ka shënuar se Ibn Mesudi ka thënë se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thënë: “All-llahu nuk e ka bërë shërimin tuaj nga sëmundja me atë që Ai e ka ndaluar”.142 Ebu Hurejre ka shënuar gjithashtu se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., e ka ndaluar përdorimin e ilaçeve me cilësi jo të mira.143 Në një transmetim tjetër, Tarik bin Suvejd el-Xhaafi ka pyetur lidhur me dobinë nga përdorimi i verës (hamr) në mjekësi, kurse i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., është përgjegjur: “Ajo nuk është ilaç, por sëmundje”.144 Në Sunen e imam Nesais është shënuar se një mjek arab e ka përmendur përdorimin e bretkosës për eksperimentime mjekësore, kurse i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., e ka ndaluar përdorimin e bretkosës për këto qëllime. Në hadithin tjetër i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thënë: “Ai që e përdor alkoolin për shërimin e sëmundjes së vet, All-llahu nuk do ta shërojë”.145
Shërimi i sëmundjes me ilaçe joetike dhe të papastra është një veprim i shëmtuar nga këto dy pikëpamje: arsyes së shëndoshë dhe duke u mbështetur në jurisprudencën islame. Sa i përket ligjeve të miratuara, ne i kemi përmendur disa hadithe lidhur me këtë temë. Sa i përket arsyes së shëndoshë (‘akl), vërtet All-llahu i gjithëfuqishëm e ka ndaluar përdorimin e substancave të papastra për shkak se ato nuk janë etike dhe janë të këqija, kurse Ai nuk ua ka ndaluar kurrë besimtarëve asnjë gjë të mirë as nuk ua ka kufizuar diçka të dobishme si dënim për mëkatet e tyre. Prandaj, Ai e ka përcaktuar çka është e dobishme, kurse e ka ndaluar atë që është e dëmshme dhe një prohibicion i tillë është ndërmarrë për shkak të dobisë personale të njerëzve dhe me qëllim që t’i mbrojë nga sëmundje më të rënda. Prandaj, nuk është e ndershme që i sëmuri të kërkojë shërim nga sëmundja me ndihmën e asaj që konsiderohet e dëmshme, edhe nëse ajo substancë mund ta lehtësojë për një kohë të shkurtër gjendjen e tij, sepse me siguri do të pasojë një dëm edhe më i madh. Aspekti tjetër i dëmit, që duhet patjetër të shënohet këtu, ka të bëjë me pastërtinë e zemrës së besimtarit. Në të vërtetë joetikja i përshkruhet asaj që është e ndaluar dhe që mund ta lehtësojë një aspekt të sëmundjes fizike, ndërsa e keqja e saj do ta përfshijë me siguri zemrën e individit, do të gjenerojë sëmundje të re dhe do të jetë shkaktar i drejtpërdrejtë i rënies shpirtërore të individit. Për këtë shkak ai do të devijojë me siguri, qëllimet e tij do ta luhasin, ndërsa orientimi i tij do të lëkundet.
Është e vërtetë se urdhrat e All-llahut të gjithëfuqishëm duhet të zbatohen pa asnjë kundërshtim, ndërsa atë që e ka ndaluar Ai duhet të mos përdoret në çdo pikëpamje të mundshme. All-llahu nuk do ta ndalonte një gjë që nuk do të ishte e kobshme dhe profetizim, sepse Ai e ka krijuar këtë botë për krijesat e Veta që të jetojnë në të, dhe aty të qëndrojnë për një kohë të caktuar. All-llahu i gjithëfuqishëm është ligjvënësi suprem dhe kur Ai, me urtësinë e Tij hyjnore, e lejon udhëheqjen e krijesave të veta, Ai për këtë qëllim do t’i ndihmojë krijesat në mënyrë që ato ta kuptojnë dhe ta dallojnë të mirën nga e keqja. Nga ana tjetër, trupi dhe shpirti i njeriut do të reagojnë me siguri në çdo substancë të papastër. Pra, kur diçka është e kobshme dhe profetizim, atribute të tilla me siguri do ta pushtonin qenien e individit. Çfarëdo të keqe që të bartin ato, do ta kontrollojnë individin dhe do të shfaqen te vetë ai. Për këtë shkak All-llahu e ka ndaluar ndonjë ushqim, pije dhe veshjen, sepse me to përdoruesi do të dukej si njeri i prishur, kurse All-llahu e ka lejuar ushqimin, pijen dhe veshjen tjetër, sepse ato e paraqesin devotshmërinë dhe besnikërinë e robit ndaj All-llahut.
Aspekti tjetër i një përçudnimi dhe jobesimi tek All-llahu do të shfaqet në dobësinë personale, në prirjen kah kërkimi konstant i substancave të tilla të palejueshme, e sidomos kur mendja e papjekur dhe zemra e verbuar mendon se një substancë e tillë është e mirë për të, se ajo do ta shërojë nga sëmundja. Megjithatë, Ligjvënësi suprem i ka kundërshtuar pretekstet e tilla të pabaza. Ai e ka siguruar ilaçin përkatës dhe të mirë dhe e ka siguruar udhëzimin e drejtë për ta kërkuar atë. Më tej, All-llahu i gjithëfuqishëm ka paraqitur provë të qartë të asaj që lejohet dhe të asaj që ndalohet, prandaj këtë fakt nuk mund ta kundërshtojë askush. Pra, pasi përdorimi i bretkosës për eksperimentime mjekësore është i paligjshëm, kurse disa lloje të tyre janë edhe helmuese, atëherë si mund të jetë e mirë nëna e të pavlefshmes dhe e së keqes? Si mund të jetë alkooli ilaç? All-llahu i gjithëfuqishëm nuk e ka destinuar kurrë për ilaç. Në të vërtetë dihet botërisht se alkooli dhe vera e godasin trurin dhe funksionet e sistemit nervor të atij që pi. Edhe mjekët, edhe teologët pajtohen në këtë. Edhe vetë Hipokrati ka folur për alkoolin si një sëmundje jashtëzakonisht e dëmshme. Ai ka thënë se “alkooli është sëmundje e cila është në kundërshtim me trupin dhe është sëmundje vetëlënduese, e cila mund të bëhet kronike”. Në të vërtetë efektet e dëmshme të alkoolit kalojnë shpejt deri në tru, ndryshon shkallështën e kufizimit humoral (ahlat) dhe shkakton qëndrimin e tyre mbi sipërfaqe. Kjo e ngadalëson memorien e individit, godet lidhjen e saj dhe ia prish drejtpeshimin. Autori i veprës Liber Regius (El-kamil) shton se alkooli e dëmton trurin dhe nervat.
Sa i përket ilaçeve të tjera të ndaluara, ekzistojnë dy lloje: lloji i parë janë ilaçet që merren vullnetarisht, kurse trupi i refuzon, siç janë helmet, cilado substancë që ndodhet në helmin e gjarprit, antidotet146 kundër kafshimit të gjarprit që përfshijnë mishin e gjarprit, ose substanca të ngjashme të fecesit, që në mënyrë ultimative do të bëhen integrale, të patretshme dhe në vend të ilaçit do të bëhen sëmundje; dhe lloji i dytë, i cili shkakton reaksion cibofobik dhe pështirosje, si tek pijet e përziera në mënyrë speciale me erë të këndshme ose çfarëdo ilaçesh të tjera, pasojat e dëmshme të të cilëve janë më të mëdha se dobitë; këtu hyn anestezioni, i cili i jepet shtatzënës para lindjes. Pra, në këtë çështje, edhe arsyeja e lindur dhe e shëndoshë pajtohen me jurisprudencën fetare.
Në të vërtetë ka një dashamirësi subtile shpirtërore në atë që All-llahu i gjithëfuqishëm e ka bërë ilaç, duke përfshirë edhe bekime të posaçme që e përmban ilaçi që Ai e ka bërë të lejueshëm, sepse ilaçi më i mirë është ai që është bekuar, të cilin ilaç trupi do ta pranojë me gjithë dëshirë. Po kështu vlen edhe për njerëzit e bekuar, kudo që të jenë ata. Të tjerët do të kenë dobi prej tyre, prej diturisë së tyre dhe shoqërimit me ta. Fakti i thjeshtë të cilin myslimani e njeh është se ajo që është e lejueshme në mjekësi do t’i sjellë dobi atij. Sa më i madh të jetë besimi i robit te Zoti dhe Edukatori i vet, aq më lehtë do ta eleminojë atë që nuk është e lejueshme – të ndaluarën. A duhet t’i përdorë individi këto ilaçe pa marrë parasysh se ai nuk e di se janë të ndaluara, që do t’i shkaktojnë sëmundje? Jo, përveç nëse individi nuk i përfill ndjenjat e veta refuzuese ndaj këtyre ilaçeve ose kur reaksionin e vet fobik të lindur ia kundërvë substancave të tilla dhe natyrës së tyre degjeneruese dhe këtë e fut në mendjen e vet si dashuri ndaj këtyre ilaçeve. Megjithatë, besimtari i vërtetë nuk do të veprojë kurrë kështu. All-llahu e di më së miri.