Wednesday, 13/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ndalimi i nuskave

Ndalimi i nuskave

Transmetohet nga Ukbe bin Amir El-Xhuhenij -radiallahu anhu- se tek profeti -alejhi selam- erdhi një grup. Ai i dha besën nëntë vetëve dhe la njërin. I thanë: O i dërguar i Allahut, i dhe besën nëntë vetëve dhe le këtë?! Ai tha: Ai ka temime (nuskë) dhe futi dorën e tij dhe e këputi atë pastaj i dha besën atij dhe tha: “Kush mban nuskë i ka bërë shok Allahut”[1].

“Temime diçka si nuskë që arabët ua varnin fëmijëve të tyre, ruheshin me to nga syri sipas pretendimeve të tyre gjë që islami e zhvlerësoi islami”. Këtë e ka thënë Ibën Ethiri në “En-Nihaje”.

Disa dijetarë kanë thënë: “Pastaj janë zgjeruar në përdorimin e saj dhe kanë quajtur çdo gjë me të cilën mbrohesh nga një e keqe”.

Ka thënë shejhu ynë -Allahu e mëshiroftë- në Es-Silsile Es-Sahiha pas hadithit (331): “Prej tyre është varja e disave patkoin e kalit në derën e shtëpisë apo në krye të një vendi, varja e disa shoferëve patkua përpara makinës apo pas saj apo rruza jeshile përpara makinës nga brenda; të gjitha këto për shkak të syrit!

A hyn tek nuskat gjërat që i varin disa njerëz fëmijëve të tyre apo vetë ata nëse ato janë nga Kurani, janë dua të sakta nga profeti -alejhi selam- ?

Selefët kanë dy mendime në lidhje me këtë, më e drejta prej tyre sipas meje është ndalimi siç e kam shpjeguar në komentimin që kam bërë tek “El-Kelim Et-Tajib” të shejhut islam Ibën Tejmijes -Allahu e mëshiroftë-”.

Transmetohet nga Abdullah bin Mes’udi -radiallahu anhu- se ka thënë: Kam dëgjuar profetin -salallahu alejhi ue selam- duke thënë: “Me të vërtetë mbrojtëset, nuskat dhe teuala[2] janë shirk”. Shiko komentimin e shejhut tonë tek hadithi (492) të “Es-Sahiha”.

Transmetohet nga Isai -që është Ibën Abdurrahman bin Ebi Lejla- se ka thënë: Hyra tek Abdullah bin Ukejm Ebi Meabed El-Xhuhenij ta vizitojë ndërkohë që ishte sëmurë në lëkurë dhe i thashë: A nuk var ndonjë gjë? Ai tha: Vdekja është më përpara se kjo, ka thënë profeti -alejhi selam- : “Kush var diçka i është dorëzuar (çështja e tij) asaj”[3].

 

Enciklopedia e thjeshtuar e fikhut

Autor Husejn el Auajsheh

Përktheu Teuta Xeka

 

[1]E transmeton imam Ahmedi me zinxhir të saktë dhe e saktëson shejh Albani.

[2]Magji që e bën gruan të dashur tek burri i saj

[3]E transmeton Ebu Daudi, Ibën Maxhe, e të tjerë dhe e saktëson shejh Albani.

Categories

Archives