Wednesday, 26/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nata e parë e Mursit në burg, namaz dhe lexim Kur’ani

Nata e parë e Mursit në burg, namaz dhe lexim Kur’ani

mursi mursi burg

Presidenti egjiptian Muhamed Mursi ka kaluar natën e tij të parë në burg duke falur namaz dhe duke lexuar vargje të Kur’anit të Shenjtë, tha një burim i sigurisë për Anadolu Agency.

“Ai shikoi pak televizor, dhe pastaj filloi të falte namaz dhe të lexonte Kur’an deri në namazin e sabahut,” tha burimi.

Mursi u dërgua në burgun e Aleksandrisë Borg el- Arab së bashku me shtatë të pandehur të tjerë. Mursi doli para gjyqit para dy ditësh, por gjykimi i tij u shtye përsëri për shkak të frikës nga trazirat.

Ministria e Brendshme të martën mohoi njoftimet se Mursi kishte pësuar probleme mjekësore pas procedurës gjyqësore.

Në një deklaratë, ministria e brendshme tha se Mursi u shtrua në spitalin e burgut për kontrolla rutinë para se të vendosej në qelinë e tij të paraburgimit.

Seanca gjyqësore e para dy ditësh ishte shfaqja e parë publike e Mursit që nga rrëzimi i tij më shumë se katër muaj më parë nga ana e puçit ushtarak. /mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Egjipt, rrjedhin informata të reja për puçin e 3 korrikut

Categories

Archives