Friday, 15/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nata e mesit e muajit Sha’ban dhe nata e mirë e Beratit

Nata e mesit e muajit Sha’ban dhe nata e mirë e Beratit

nata e beratit

Për sa i përket natës së mesit të muajit Sha’ban kanë ardhur shumë hadithe ku shumica e tyre janë të dobta dhe të trilluara, ndërsa disa prej dijetarëve të hershëm janë të mendimit se asnjë hadith që flet për vlerën e natës së mesit të muajit Sha’ban nuk është i saktë. Ndërkohe shumë prej dijetarëve të tjerë janë të mendimit se disa nga këto transmetime forcojnë njëra tjetrën dhe del në pah vlera e kesaj nate.

Hadithi më i njohur rreth kësaj nate është transmetimi ku Pejgamberi a.s thotë: “Allahu shikon krijesat e Tij natën e mesit të muajit Sha’ban dhe fal mëkatet e të gjithë krijesave përvec pabesimtarëve dhe muslimanëve që nuk shkojnë mirë më njeri tjetrin.” Ky hadith ka ardhur në versione të ndryshme në koleksione të shumta të librave të hadithit si transmetim nga shumë prej sahabëve të Pejgamberit a.s. Për këtë arsye shumë dijetarë thonë se ky hadith forcohet nëpërmjet rrugëve dhe transmetimeve të ndrsyhme që kanë ardhur.

Sidoqoftë njerëzit në përgjithësi mendojnë se kjo natë është njëra nga netët e mira e quajtur nata e beraetit dhe se kjo natë duhet kaluar e gjitha zgjuar me adhurime dhe dita e nesërme duhet agjëruar duke u bazuar në një hadith ku thuhet: “Kur të jetë nata e mesit të Muajit Sha’ban kalojeni atë natë natë me adhurime dhe ditën e nesërme me agjërim, sepse Zoti zbret në qiellin e dynjasë në perëndim të diellit dhe thotë: “A ka ndonjë që kërkon falje dhe unë ta fal? Ka ndonjë që kërkon rrizkun dhe Unë t’ia jap? A ka ndonjë që është i sprovuar dhe Unë ta shëroj (shpëtoj)?” Këtë hadith e transmeton Ibn Maxheh në sunenin e tij dhe është hadith i trilluar sepse në zinxhirin e tij gjendet: Ibn Ebi Sebreh i cili akuzohet si trillues i haditheve.

Po ashtu edhe vetë emërtimi i kësaj nate “Nata e Beraetit” nuk ka ndonjë argument që dëshmon apo vërteton këtë. Gjithashtu nuk njihet tek Pejgamberi a.s dhe sahabët e nderuar se ata e kanë kaluar këtë natë me adhurime dhe kanë agjëruar ditën e nesërme. Ndërkohë në një hadith të saktë Pejgamberi a.s thotë: “Kur të vijë mesi i muajit Sha’ban mos agjëroni më.” Transmetuan Ebu Davudi dhe Tirmidhiu. Dijetarët shpjegojnë se ky hadith ka ardhur që besimtari të përgatitet për Ramazan dhe mos ta lodh trupin e tij më shumë. Sic shikojmw Pejgamberi a.s ka ndaluar agjërimin vullnetar pikërisht nga ajo ditë ku njerëzit pretendojnë se është mire të agjërohet.

Sidoqoftë për sa i përket natës së mesit të këtij muaji, përderisa shumë dijetarë janë të mendimit se hadithi që tregon se në këtë natë Allahu fal krijesat e Tij përvec pabesimtarëve dhe atyre njerëzve që mbajnë mëri dhe nuk shkojnë mirë më njëri tjetrin, është i saktë, atëherë kërkohet që muslimani të kurojë e të pastrojë zemrën e tij nga sëmundjet shkatërruese si zilia, smira, inati urrejtja etj, tua bëjë hallall njerëzve sa të ketë mundësi. Gjithashtu kjo natë s’duhet ta gjejë gafil e të pakujdesshëm në harame dhe gabime të ndryshme, por të kërkojë falje e të bëjë istigfar Zotit të tij.

Përgatiti Mustafa Tërniqi

Tags:

Categories

Archives