Tuesday, 24/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Narkomanët kosovarë, përdorues edhe të drogave të rrezikshme


Narkomanët kosovarë, përdorues edhe të drogave të rrezikshme


droga te forta

Shumë të rinj në Kosovë janë përdorues të drogave të ndryshme dhe mosha mesatare e fillimit të përdorimit te të rinjtë llogaritet 18. Edhe pse nuk dihet saktësisht numri i tyre, supozohet të jenë rreth 4 mijë përdorues të drogave, transmeton KTV.

 

Sipas statistikave të marra nga Organizata joqeveritare “Labyrinth” 73.20% e konsumuesve përdorin marihuanë, 23% heroinë dhe 5.67 për qind – kokainë.

 

Rrëfimin se si e ka nxitë shoqëria që të marrë drogë dhe ka mbetur i varur për 18 vite me radhë nga ajo, e ka treguar A.B., i cili në atë kohë ka qenë duke jetuar në Evropë. Personi në fjalë, tani jeton në Kosovë dhe tash e 3 vjet, nuk është më përdorues i drogës dhe për këtë i falënderon punëtorët e organizatës “Labirint”, të cilët e kanë shtyrë të fillojë shërimin në kohën kur ai ka pasur më së shumti nevojë. Tash pasi po ndihet më mirë, ai ka filluar të shkruajë një libër rreth përvojës së tij, me të cilin beson që sadopak do t’u ndihmojë të rinjve të largohen nga këto rrugë të këqija. Drejtori Ekzekutiv i “Labirintit”, Safet Blakaj, thotë se po punojnë shumë në teren për të shtyrë sa më shumë të rinj që të vetëdijesohen për parandalimin ose shërimin e tyre nga droga. Sipas Blakajt, në vendin tonë përdorim të gjerë po gjejnë edhe drogat e ashtuquajtura me dizajn, të cilat, sipas tij, janë shumë të rrezikshme.

 

“Drogat e quajtura “të dizajnuara” gjinden tashmë në Kosovë , ky është një problem jashtëzakonisht i madh sepse ato droga janë të lira. Ato janë kombinim i disa drogave dhe kështu krijojnë fuqi të drogës dhe ndikojnë shumë shpejt”, tha Blakaj për KTV.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Vetëvaret në litar

Categories

Archives