Saturday, 25/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Namazi i natës


Namazi i natës


namazi nates

Çka mendon për vlerën e këtij namazi? Pasha All-llahun nuk paguhet me para. Namazi i natës është shpirti i imanit. Eshtë kulminacioni i kënaqësisë shpirtërore. Janë caste kur je vetëm ti edhe All-llahu i Lartësuar! Ndjenjë që aspak nuk përshkruhet. Ngritja për namaz natën vonë, kur s’ju sheh sy njeriu, i jep qetësi dhe prehje zemrës. Namazi i natës është një prej ibadeteve më të dashura tek All-llahu i Lartësuar, dhe që më së shumëti shpërblehet dhe ka vlerë. Njeriu i cili vazhdimisht e fal namazin e natës, ai përgatitet për ahiret dhe Zotin e tij do ta takojë i gëzuar dhe ai do të jetë i përgëzuar me Xhennet. Pejgamberi s.a.v.s. na ka këshilluar shumë për të falur namazin e natës dhe kjo për shkak të rëndësisë së madhe dhe shpërblimit të madh që e ka.Thotë i Dërguari s.a.v.s.: O ju njerëz, përhapeni selamin, ushqeni nevojtarët, mbani lidhjet farefisnore,dhe faluni natën kur njerëzit flejnë, do të hyni në Xhennet me selam. Falja namazin e natës poashtu është cilësi e robërve të Mëshiruesit. All-llahu i Lartësuar i ka vecuar për të mirë ata të cilët zgjohen natën për të falë namaz. All-llahu thotë në Kur’an :- “E robërit e Mëshiruesit janë ata të cilët ecin në tokën e All-llahut të qetë, dhe kur takohen me injorantët i’u thonë Selam”. Dhe për hirë të All-llahut ata natën e kalojnë duke i bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë”. Xhibrili a.s. kur zbriti te Muhammedi s.a.v.s. i tha : “Dije o Muhammed se krenaria e besimit të besimtarit është namazi i natës”. Po ashtu Muhammedi s.a.v.s. ka thënë : “U këshilloj në namaz natë sepse është traditë e njerëzve të mirë që ishin para jush, është afrim tek All-llahu, falje e mëkatëve, ruajtje nga cdo e keqe, dhe shërim i sëmundjeve”.

Namazi më i dashur tek All-llahu pas farzeve, është namazi i natës. Po ashtu All-llahu i Lartësuar tha në Kur’an:- “Ata të cilët i braktisën shtretërit e tyre dhe i luten Zotit të tyre nga frika dhe shpresa, dhe japin nga ajo që ne u kemi dhënë. Dhe askush nuk di cfarë kënaqësie i pret si shpërblim për veprat e tyre”(Sexhde 16-17). Po ashtu All-llahu i ka përshkruar sahabët se si ata ishin aq të kujdesshëm ndaj namazit të natës “Natën flenin pak dhe para agimit luteshin për faljen e mëkateve”. Por ajo që është me specifike në namazin e natës është se në pjesën e tretë të natës zbret All-llahu, subhanehu ue teala, me Mëshirën e tij për nevojat e besimtarëve. Thotë i Dërguari s.a.v.s.: “Allahu i Lartësuar cdo natë zbret në qiellin e dunjasë dhe thotë :- A ka ndokush që më thërret që t’i përgjigjem? A ka ndonjë që më kërkon dicka t’i jap, a ka ndokush që më kërkon falje ta fali”?? (Transmeton Buhariu dhe Muslimi). O besimtarë, më thoni kush do të flejë pas gjithë këtyre begative të cilat i ka namazi i natës? O besimtarë, po të jesh i përmalluar për All-llahun, mos flej. E nëse nuk je i përmalluar, flej. Po po flej, kënaqu duke fjetur. Po a nuk ke nevoje asgjë prej Zotit tonë? A nuk ke nevojë për Mëshirën e Tij? A nuk ke nevojë për falje të mëkatëve? Ai që nuk ka nevojë të kërkojë asgjë prej Zotit tonë, le të flejë. O i dashuri im, po a ende nuk je ngopur me mëkate? A ende nuk je ngopur me gjumë? Mjaft më! A nuk të mjaftojnë mëkatet e ditës? A nuk të mjafton gafleti i natës? Përgjigju vetes tënde! Ti shumicën e kohës natën e kalon në kafene, në televizion dhe internet. E pesë minuta nuk ke mundësi që t’i ndashë për All-llahun tënd në mesin e natës? Qorto veten. Bëj teube tek All-llahu, forcohu, mbushu me iman se je harxhuar! Afrohu tek All-llahu, që Ai të të merr për dore, të të dojë, të të shpëtojë nga zjarri i Xhehennemit. Të të ndihmojë, o i sprovuar!

Një shkrim tjetër i dobishëm  Vdekja,perkujtuesi me i mire !

O besimtarë! Falu natën… Falu natën që të të shëndërit fytyra jote ditën. Përse nuk ia bën traditë vetes tënde që të falesh cdo natë? Vall-llahi do të ngrihesh në shkallën më të lartë.

Falu natën dhe lutju Atij që e krijoi natën!

Pergatiti: Agron Islami

Tags:

Categories

Archives