Friday, 20/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Namazi – lidhje ndërmjet robit dhe Zotit të tij


Namazi – lidhje ndërmjet robit dhe Zotit të tij


namazi

Abdullah bin Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: E pyeta të dërguarin e Allahut s.a.v.s : “Cila është vepra më e mirë?” I Dërguari i Allahut tha: “Namazi ne kohën e tij….”

Feja jonë, namazin që është prej ibadeteve më të lartësuara,na ka obliguar ta falim deri në fund të jetës sonë. Ai që fal namaz,natyrisht i arrin ato dobi që siguron namazi për shëndetin. Disa nga dobitë shëndetësore janë:

– Lëvizjet (veprimet) që bëhen në namaz,nga që janë të ngadalshme,nuk e lodhin zemrën dhe për shkak se zhvillohen në kohë të ndryshme të ditës,ndihmojnë vazhdimisht për të ruajtur gjallërim vital te njeriu.
– Në trurin e atij që e vë kokën 80 herë në tokë gjatë ditës në mënyrë ritmike, shkon më tepër gjak. Për këtë arsye qelizat e trurit ushqehen mirë.
– Lëvizjet në namaz, ndihmojnë përzierjen e mirë të ushqimeve në stomak, tajitjen e lehtë të vrerit dhe për këtë arsye mos grumbullimin e vrerit në qese. Këto lëvizje po ashtu kanë rol edhe në lirimin nga kapsllëku. Lëvizjet i tundin mirë kanalet e veshkave dhe të urinës, gjë që mundëson të pengohet formimi i gurit ne veshkë.
– Lëvizjet ritmike në pesë kohët e namazit që, duke i vënë në lëvizje muskujt dhe nyjat që në jetën e përditshme nuk vihen në lëvizje, evitojnë sëmundjet si osteoporozën e nyjave dhe shtangimin e muskujve.
– Në mjekësinë preventive kanë shumë rëndësi lëvizjet trupore të bëra në kohë të caktuara. Kohët e namazit janë kohë të përshtatshme për freskimin e qarkullimit të gjakut dhe për gjallërimin e frymëmarrjes.
– Namazi është element i rëndësishëm që rregullon gjumin.

Pesë namaze gjatë ditës, me pastrimin e gjymtyrëve më të ekspozuara të trupit (ose me larje), prej të cilëve i pari falet para lindjes së diellit, kurse i fundit thellë natën paraqesin goditje të fortë, pothuaj të ashpër kundër rehatisë dhe përtacisë.
Çdo musliman, duke i ndenjur besnik këtyre udhëzimeve, është i detyruar ta kultivojë dhe ta ruajë pastërtinë, shëndetin e trupit të tij si edhe pastërtinë e shpirtit të tij.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Qepa në këndvështrim profetik
Tags:

Categories

Archives