Thursday, 21/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Namazi i dobishëm për shtatzënën i dëmshëm për femrën me cikël mujor

Namazi i dobishëm për shtatzënën i dëmshëm për femrën me cikël mujor

femra muslimane

Studimet mjekësore bashkëkohore vërtetojnë se sporti dhe lëvizjet trupore, siç është edhe namazi, janë shumë të dobishme për gra shtatzëna, por i dëmtojnë tepër gratë gjatë ciklit mujor.

Femrës që fal namaz, kur bie në ruku dhe në sexhde, i rritet lëvizja e gjakut në mitër, duke shtuar edhe faktin se qelizat e mitrës dhe të vezores janë të ngjashme me qelizat e mëlçisë, të cilat tërheqin shumë gjak. S’do mend se mitra e shtatzënës ka nevojë për shumë gjak në mënyrë që të ushqejë embrionin si dhe të pastrojë ndyrësirat nga gjaku i tij. Femra shtatzënë, kur fal namazin, e ndihmon atë në çuarjen e gjakut të shumtë tek embrioni. 

Ndërsa femra me cikël mujor, nëse fal namazin, shkakton lëvizjen e gjakut me shumicë në mitrën e saj, gjë që çon në humbjen dhe zbritjen e tij në gjakun e menstruacionit.
Sasia e gjakut dhe e lëngjeve të humbura nga trupi i femrës gjatë ditëve të ciklit vlerësohet rreth 24 ml gjak, gjithashtu aq edhe të lëngjeve.

Sikur femra të falte namazin gjatë ciklit, ai do bëhej shkaktar për shkatërrimin e sistemit të imunizuar në trupin e saj, për faktin se rruazat e bardha të gjakut, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në imunitet, humben përmes gjakut të humbur të menstruacioneve nga trupi.

Gjakderdhja, në përgjithësi, shton mundësitë e infektimit nga sëmundjet. Ndërsa gratë me cikël mujor, Allahu i Lartësuar i ka ruajtur nga infektimet me përqendrimin e rruazave të bardha të gjakut në mitër gjatë periudhës mujore në mënyrë që të kryejnë ruajtjen dhe mbrojtjen kundër sëmundjeve.

Nëse femra me menstruacione falet gjatë asaj periudhe, ajo humb shumë gjak dhe bashkë me të humb edhe rruazat e bardha. Si pasojë, pothuajse të gjitha gjymtyrët e trupit të saj, si mëlçia, shpretka, gjëndra limfatike, truri i ekspozohen sëmundjeve. Këtu shfaqet urtësia e ndalimit të namazit për gratë gjatë periudhës së menstruacioneve derisa ato të pastrohen, ashtu siç është cilësuar Kurani, se ajo është periudhë e dëmshme dhe e neveritshme, duke shtuar edhe faktin se lëvizja e trupit, sidomos gjatë sexhdes dhe rukusë, rrit rrjedhjen e gjakut në mitër dhe lehtëson humbjen e tij më kot duke shtuar edhe atë se shkakton mungesën e kripërave minerale nga trupi.

Gjatë periudhës së menstruacioneve mjekët këshillojnë për pushim dhe marrje të ushqimit, në mënyrë që trupi të mos humbë gjakun dhe të gjitha kripërat minerale të çmuara.
Këtu gjithashtu vihet në pah urtësia e ndalimit të agjërimit për gratë gjatë menstruacioneve. 

Përgatiti: Almedin Ejupi

Një shkrim tjetër i dobishëm  Atomi në këndvështrim Islam
Tags:

Categories

Archives