Monday, 23/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Namazi dhe shpërblimi i tij

Namazi dhe shpërblimi i tij

namazi

Namazi është vepra m e njohur. Ai është shtyllë e Islamit dhe ligji i tij më i madh, i pandashëm nga shahadeti.


Allahu e ka caktuar në natën e Miraxhit, me ç’rast iu drejtua Pejgamberit të vet pa ndërmjetësues dhe nuk e ka urdhëruar detyrimin e tij me anë të melekut. Namazi është gjëja e fundit për të cilën Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ia ka tërhequr vërejtjen umetit të tij para vdekjes së tij.Namazi është përmendur në Kuran, posaçërisht pas rregullave të përgjithshme. Kështu thuhet në fjalët e Allahut të Lartësuar:

Po atyre që i përmbahen librit dhe e falin namazin, Ne nuk u humbim shpërblimin të mirëve. ”(El-Araf, 170)
Ose në fjalët:
“Ti lexo atë që po të shpallet nga Libri (Kurani), fal namazin. ”(El-Ankebut, 45)

Në shumë vende në Librin e Allahut, namazi përmendet ne lidhje të ngushtë me durimin, zekatin, kurbanin dhe xhihadin. Allahu, subhanehu ue teala, thotë:

“Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz. ”(El-Bekare, 45)
Ose:
“Faleni namazin dhe jepni zekatin…”(El-Bekare, 43)
Ose:
Thuaj: “Namazi im, kurbani im…”(El-Enam, 162)
Ose:
“...janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mësthirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në ruku).”(El-Fet’k, 29)

Ose në fjalët e Allahut të Lartësuar:

“Kur të jesh ti (Muhamed) bashhë me ta dhe ju fal namazin, një grup prej tyre, duke i bartur armët, le të vijë e le të falet me ty (grupi tjetër në roje), e kur të bien në  sexhde (të kryejnë një rekat), këta le të qëndrojnë mbrapa jush (në roje) e le të vijë grupi tjetër, që nuk është falur, e le të falet me ty dhe le t’i bartin armët dhe të jenë në gjendje gatishmërie! (…)Kur të kryeni namazin (e frikës) përmendeni Allahun, kur jeni në këmbë, ulur, të mbështetur. E kur të qetësoheni (nga lufta), atëherë faleni namazin në mënyrë të rregullt, se namazi është detyrim (per kohë) i cahtuar për besimtarët.”(En-Nisa, 102)

Një shkrim tjetër i dobishëm  Surja - 36. Jasin - Muhamed el Luhaidan ( me përkthim shqip)

Namazi është shumë më i vlefshëm sesa mund të përshkruhet rëndësia e tij. Për këtë,  duhet t’i kushtojnë kujdes më të madh namazit nga gjithçka tjetër. Andaj  për këtë prijësi i besimtarëve, Omer b. El-Hatabi, radijallahu anhu,u ka shkruar njerëzve të caktuar nga ai:

Gjëja juaj më e rendësishme tek unë është namazi: ai që e ruan dhe kujdeset që të jetë i ruajtur e ka ruajtur fenë, ndërsa ai që e lë,ka humbur gjënë më të madhe. ’
Transmetimin e përmendin Maliku dhe të tjerë.

Marre nga Libri “Urtesia ne bindje ndaj Allahut”
Shejhul Islam Iben Tejmije.

Tags:

Categories

Archives