Monday, 24/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Na e copto Hënën na vërteto se je Pejgamber i Zotit dhe do të besojmë



Na e copto Hënën na vërteto se je Pejgamber i Zotit dhe do të besojmë

Pesë vite para së të bënte hixhretin (migrimin) Pejgamberi, alejhis-selam, nga Mekkeja e nderuar në Medinen e shëndritëshme, i erdhi një grup nga fisi Kurejsh dhe i thanë: o Muhammed, nëse ti je vërtetë pejgamber na sjell mu’xhize që ta dëshmon ti pejgamberllëkun dhe mesazhin (shpalljen kur’anore)!

Ai i pyeti: e çka dëshironi?

Ata i thanë: ”na e copto Hënën”, duke menduar që kështu ta bëjnë të pamundëshme dhe ta sfidojnë.

U ndal Muhammedi, alejhis-selam, duke e lutur Allahun që ta ndihmojë në këtë rast dhe e frymëzoi Allahu, subhanehu ve teala, që me gishtin e tij të ndershëm të bëjë me isharet kah Hëna, dhe u coptua Hëna në dy pjesë dhe njëra nga tjetra u larguan për disa orë të tëra dhe pastaj u ngjitën përsëri…

Jo muslimanet thanë: na ka bëri magji Muhammedi.





Kurse disa të mençur thanë se magjia mund të ndikojë tek ata që janë prezent por jo edhe tek të gjithë njerëzit,dhe i pritën udhëtarët që vinin nga jashtë. Udhëtari i parë që hyri e pyetën jomuslimanet: a keni parë diç të çuditshme që i ka ndodhur kësaj Hëne?

Ata thanë: po, e pamë se në filan natën u coptua në dy pjesë dhe njëra nga tjetra u larguan e pastaj u ngjitën.

Sërrish disa prej tyre besuan e disa mohuan.

Prandaj Allahu, subhanehu ve teala, thotë në Librin e Tij fisnik: ”Është afruar çasti (Kijameti) dhe u shky Hëna (në dysh). Po ata (jomuslimanet) edhe nëse shohin ndonjë argument (mrekulli) zbrapsen e thonë: ”Kjo është magji e vazhdueshme”. Dhe përgënjeshtruan dhe i ndoqën dëshirat e veta, por çdo çështjë arrin cakun e fundit”…(el Kamer:1-3)