Wednesday, 29/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Myftiu Tërrnava kritikon Xhabir Hamitin dhe tregon se në BIK s’ka luftë për pushtet


Myftiu Tërrnava kritikon Xhabir Hamitin dhe tregon se në BIK s’ka luftë për pushtet


Myftiu Tërrnava kritikon Jabir Hamitin dhe tregon se në BIK s’ka luftë për pushtet

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, ka mohuar se ka luftë pushtetesh brenda Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).
Në këtë intervistë ekskluzive për “Epokën e re”, Tërnava ka thënë se brenda BIK-ut ka njerëz të interesuar të bëjnë vetëm zhurmë nëpër media.

Në këtë kontekst, myftiu Tërnava e ka akuzuar ish-kryetarin e Kuvendit të BIK-ut, Xhabir Hamitin, për shpifje dhe intriga në adresë të tij dhe të kësaj bashkësie.

“Z. Hamiti ka qenë në pozita të rëndësishme në BIK. Ai nuk ka sjellë reforma e klimë pune, por ka sjellë përçarje, përplasje, gjuhë të urrejtjes dhe është marrë me shpifje dhe intriga”, ka thënë Tërnava, duke shtuar se Hamiti nuk ka platformë konkurruese.
Myftiu Tërnava ka thënë se ndryshimet në Kushtetutën e BIK-ut nuk lidhën me emrat e individëve dhe as me emrin e tij.

“Ndryshimet në Kushtetutën e BIK-ut kanë nisur në 2010-n si nevojë e domosdoshme”, ka thënë Tërnava./kohaislame

Një shkrim tjetër i dobishëm  Me shumicë votash rizgjidhet Mr. Naim Tërnava - Myfti i Kosovës edhe për një mandat

Categories

Archives