Friday, 20/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Myftiu Ternave kerkon 10 milion euro buxhet per BIK-un


Myftiu Ternave kerkon 10 milion euro buxhet per BIK-un


myftiu ternave

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka shfrytëzuar një paraqitje televizive, të shtunën mbrëma, për të kërkuar nga shteti 10 milionë euro buxhet për çdo vit, shumë kjo që sipas tij, do t’i mjaftonte këtij institucioni, ndër të tjera për t’i paguar hoxhallarët anekënd Kosovës.

Duke folur rreth kësaj çështjeje Tërnava ka thënë se institucioni që ai e drejton funksionin falë solidaritetit të popullit.

Ai është ankuar edhe për mungesën e ligjit për bashkësitë fetare.

 

“Mungesa e një ligji të tillë edhe 14 vjet pas luftës vërtetë është një mëkat” ,ka thënë Myftiu, transmeton Express.

 

Listës së ankesave Myftiu ia ka shtuar edhe faktin që vajzave me shami nuk u është lejuar të shkojnë në shkolla publike. Myftiu po ashtu është ankuar edhe për mungesën e mësim besimit në institucionet arsimore të Kosovës.

 

Ai ka komentuar edhe pranisë së vehabistëve dhe fundamentalistëve në Kosovë derisa e ka hedhur poshtë praninë e tyre në vend duke thënë se institucionet që merren çështje të sigurisë nëse kanë informacione rreth pranisë së tyre duhet të merren me ta.

 

ndërsa duke folur për zgjedhjet në Bashkësinë Islame të Kosovës, Myftiu nuk është përgjigjur direkt por vetëm ka thënë se kjo do të varet nga dëshira e siç ka thënë ai besimtarëve.

 

por ai ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit duke thënë se edhe në politikë ka Kryeministra që mbajnë nga 3-4 mandate.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Flet historiani i njohur Pëllumb Xhufi - Peticioni per historine me maraz anti-Turqi

Categories

Archives