Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Myftiu Tërnava takoi kryetarin e Bankës Islame për Zhvillim

Myftiu Tërnava takoi kryetarin e Bankës Islame për Zhvillim

MyftiuGjatë vizitës në Arabinë Saudite, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava vizitoj në Xheda edhe Bankën Islame për Zhvillim ku mori pjesë në Forumit Ekonomik “Xheda2013. Në margjina të Forumit, Myftiu Tërnava pati një takim pune me Kryetarin e Bankës Islame për Zhvillim. dr. Ahmed Muhamed Ali.
Me këtë rast Myftiu Tërnava e falënderoj, dr. Ahmed Muhamed Ali dhe Bankën Islame për përkrahjen e Kosovës sidomos për financimin e dy projekteve të rëndësishme për zhvillimin e Kosovës, financimi i rrugës Prishtinë – Mitrovicë , dhe financimin e ndërtimit të Emergjencës në QKUK. Myftiu gjithashtu theksoi se në të ardhmen pret që Banka Islame për Zhvillim të përkrah më fuqishëm projektet zhvillimore në Kosovë.
Kryetari i Bankës Islamike shprehu interesimin për arritjet e Kosovës në fushën e infrastrukturës e ekonomisë si dhe për stabilitetin financiar të Kosovës.
dr. Ahmed Muhamed Ali në takim me Myftiun tha se pret që Kosova në të ardhmen të jetë anëtare e Bankës Islame për zhvillim.bislame/

Categories

Archives