Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Myftiu Tërnava priti ambasadoren e Francës znj. Maryse Daviet


Myftiu Tërnava priti ambasadoren e Francës znj. Maryse Daviet


Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava priti sot në takim njohës ambasadoren e Francës në Prishtinë, znj.Maryse. Myftiu Tërnava falënderoi ambasadoren franceze për kontributin e shtetit dhe popullit francez për Kosovën si para luftës pas saj si dhe pas pavarësisë në fushën e shtetndërtimit.

ternava ambasadorja franceze

Po ashtu Myftiu Tërnava e njohu ambasadoren për punën e BIK, organizimin e jetës fetare në Kosovë, funksionimin e institucioneve fetare arsimore si dhe të forumeve të BIK. Ambasadorja Maryse Daviet, falënderoi Myftiun për pritjen dhe për informimin mbi funksionimin e BIK. Ambasadorja franceze znj. Maryse Daviet çmoj lart edhe rolin e BIK dhe të myftiut Tërnava në ruajtjen dhe kultivimin e tolerancës e harmonisë ndërfetare në vend. “Besoj që shembulli i tolerancës fetare te popullit shqiptar mund të shërbej si shembull për popujt tjerë se si duhet të respektohet besimi e njeri -tjetrit”, tha mes tjerash ambasadorja, zj. Maryse Daviet.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  KQZ publikon rezultatet preliminare

Categories

Archives