Monday, 23/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Musliu: Nuk i jap llogari EULEX-it


Musliu: Nuk i jap llogari EULEX-it


shefket musliu eulex

Shefket Musliu nuk është brengosur shumë për vendimin e Gjykatës së Apelit të EULEX-it. Nuk kam asnjë arsye t`i japi llogari EULEX-it dhe strukturave të UNMIK-ut të cilët për më tepër se nëntë vite më mbajtën peng duke eksperimentuar e, u tallur me ne thotë për rajonipress Shefket Musliu.


Vendimi i fundit i Gjykatës së Apelit pranë EULEX-it i cili definitivisht e mbyll rastin e ankesave për ish komandantin e UÇPMB-së Shefket Musliu nuk është parë befasues.
Musliu për rajonipress thotë se vendimi i fundit i EULEX-it është një turp i përsëritur i radhës. “Unë tek e fundit s`kam asnjë arsye t`i japi llogari as EU:EX-it e as strukturave të ish UNMIK-ut sepse ata na mbajtën peng për më shumë se 9 vite duke bërë eksperimente me jetët tona dhe duke na fyer e poshtëruar” thotë Musliu.

Musliu thotë se në rastin e tij dhe të shokëve të tij është bërë një padrejtësi e madhe.”Ne jemi dënuar sipas deklaratave dhe dëshmive që kanë dhënë dëshmitarët e përgatitur në kuzhinat e Serbisë. Kemi pasur dëshmitarë narkoman dhe të porositur me të vetmin qëllim që ta njollosin luftën e drejtë të UÇPMB-së” thotë Musliu.

Ish kreu i UÇPMB-së thotë se ai është shumë i interesuar që ta sqarojë para popullit shqiptarë qëndrimin e tij dhe të ish ushtarëve për luftën e drejtë të UÇPMB-së. “Pak peshë qojnë vendimet e EULEX-it. Për mua e rëndësishme është që populli ta kuptojë se në rastin tonë ka pasur padrejtësi ekstreme dhe të qëllimshme. Tani nuk e di ku mund të ankohemi, por sigurisht te EULEX-i kurrsesi” thotë Musliu.

Musliu thotë se aktualisht jeton në Gjilan dhe nuk e ka ndërmend të kyçet në politikë. “Kam oferta nga të gjitha partitë politike, por sigurisht që i kam refuzuar dhe dëshirojë të qëndrojë larg politikës” thotë Musliu.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Xhandameria serbe shqetëson fëmijët dhe familjarët në fshatin Norçë

Categories

Archives