Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Muslimanja dhe zezaku i parë në historinë e parlamentit gjerman

Muslimanja dhe zezaku i parë në historinë e parlamentit gjerman

Kimisti me prejardhje nga Senegali është zezaku i parë i cili është deputet në parlamentin gjerman, ndërsa gruaja me prejardhje nga Turqia nga partia konzervative e Angela Merkel është muslimanja e parë në organet shtetërore, njoftojnë sot zyrtarët, ndërsa transmeton AP.

muslimanja

Edhe pse çdo i pesti në që jeton në Gjermani është emigrant apo edhe fëmij emigranti, shumë pak prej tyre janë kyçur në institucionet federale. Deri tani nuk ka pasë anjë zezak në parlamentin gjerman, edhe pse rreth 500.000 që jetojnë në gjermani kanë prejardhje nga Afrika.

“Zgjedhja ime në parlamentin gjerman është me rëndësi historike” ka thënë deputeti i parë zezak në Gjermani, Karamba Diabi (51).

Ai jeton në qytetin Hale që nga viti 1986 ku kishte marrë bursën për fakultet në gjermaninë e athershme lindore. Ai nënshtetësinë gjermane e fitoi në vitin 2001.

Diabi ka thënë se prioritetet e tij si deputet do të jenë promovimi i shanseve të barabarta për shkollim.

“Secili fëmij që lind në gjermani duhet të ketë shansë që të jetë i suksesshëm në shkollë, pa marrë parasysh kushtet sociale dhe të ardhurat që marrin prindërit e tij” ka thënë ai.

Nga ana tjetër, blloku konzervativ i Angela Merkel që ka fituar 41.5% të votave tani ka edhe një deputete muslimane në radhat e saj. Xhemile Jusuf (35) është zgjedhur si deputete në qytetin Hagen në perëndim të Gjermanisë. Ajo ka lindur në gjermani, ndërsa prindërit e saj janë emigrant nga Turqia. /presheva/

Categories

Archives