Saturday, 15/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Muslimanit që lutet me këtë dua’ dyzet herë kur është i sëmurë, e vdes pas kësaj sëmundjeje, do t’i jepet shpërblimi i shehidit.



Muslimanit që lutet me këtë dua’ dyzet herë kur është i sëmurë, e vdes pas kësaj sëmundjeje, do t’i jepet shpërblimi i shehidit.

Në librin e saktë të El-Hakimit transmetohet se Sa’di e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, alejhi selatu ue selem, duke thënë:
“A t’ju udhëzoj drejt emrit të madh të Allahut?
Ai është te dua’ja e Junusit.” Një burrë i pranishëm e pyeti:
“O i Dërguari i Allahut, a kishte ndonjë gjë të veçantë Junusi?” Profeti, alejhi selatu ue selem, u përgjigj:
“A nuk e ke dëgjuar thënien e Allahut të Lartësuar:
”E Ne iu përgjigjem Atij dhe e shpëtuam prej tmerrit.
Kështu i shpëtojmë besimtarët.” (El-Enbija,88)
Muslimanit që lutet me këtë dua’ dyzet herë kur është i sëmurë, e vdes pas kësaj sëmundjeje, do t’i jepet shpërblimi i shehidit.
Nëse shërohet, mëkatet e tij janë të falura.”

Nga Libri: Sëmundja dhe Ilaçi – fq,18

Lutja e Junusit [alejhis-selam]:
”LA ILAHE IL-LA ENTE SUBHANEKE INNI KUNTU MIN EDH-DHALIMIN”
“Nuk meriton të adhurohet kush tjetër veç Teje.
Ti je i larg të metave! Vërtet, unë jam prej mëkatarëve!“
(El-Enbija: 87)