Tuesday, 28/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Muslimani dhe halloveni


Muslimani dhe halloveni


halloven shqip

Kjo fjale ka per qellim festen e jomuslimanve qe e festojne naten e 31 tetorit. Ajo ka prejardhje pagane nga Irlanda per tu pasuar nga shtetet tjera evropiane e deri ne Amerike. Ne te besohet se shpirterat dalin nga varret dhe shperndahen neper bote. Gjithashtu njerezit ne pergjithesi e femijet ne vecanti veshin rroba te ndryshme e zakonisht me permbajtje frikesuese. Largohen nga shtepia ne shtepi duke kerkuar embelsira dhe ajo familje qe nuk u jep embelsira sipas ketij besimi te kote do te hidherohen me te shpirterat e dale nga varret dhe mund ta demtojne.

Nuk mungojne as kungujt ne forme koke te frikshme te njeriut brenda te cilit ndezen qirinje.
Hapen edhe parada neper rruge ne te cilin dalin njerezit me rroba te frikshme. Ata gjithashtu besojne se duhet te vishen me rroba te tilla me qellim qe te mos njihen nga shpirterat e keqinj e keshtu te mos u bejne ata shpirtera keq.

Ka edhe lloje tjera besimeshte ndryshme rreth kesaj nate qe dallojne nga vendi ne vendin tjeter.

Per kete feste jane gjiruar edhe shume flima te frikshem.
Neper keto festa nuk mungojne as edhe hidherimet, frikesimet mes njerezve por edhe konfliktet qe sjellin edhe pergjakje.

Ka raste te regjistruara kur edhe disa psikopate inspirohen nga ky lloj besimi, nga keto ngjarje dhe vrasin njerez te pafajshem.

MUSLIMANI DHE HALLOVENI

Per muslimanin eshte e ndaluar ta festoj kete feste. Nuk i lejohet as ta besoj kete lloj bestytnie.
Ai e ka obligim t’i besoj Allahut dhe mesimeve te fese se tij, te mos dyshoj duke menduar se vertete shpirterat dalin nga jeta e varreve dhe mund tu hakmerren njerezve. Besimtari duhet te besoj se njerezit nuk kthehen ne kete bote pasi kane vdekur e as shpirterat e tyre nuk mund t’i bejne keq askujt.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Çfarë thonë hadithet e Muhammedit alejhisselam për magjinë

Besimtari ka vetem dy festa dhe ato jane bajramet. Te tjerat jane te pabaze aq me teper ndalohen nese kane karakter pagan dhe baze e tyre eshte cenimi i besimit te muslimanit.

Ruajuni ju gjithashtu ruani edhe femijet tuaj nga keto mashtrime. Keshilloni edhe te tjeret dhe mesoni femijet tuaj cfare eshte e mire dhe cfare e keqe.

Vellai juaj:

Lulzim MEHMET Susuri

Tags:

Categories

Archives