Friday, 20/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Muslimanët falin namazin e parë pas 90 viteve

Muslimanët falin namazin e parë pas 90 viteve

Në xhaminë Jeni në Selanik është falur namazi i parë pas 90 viteve, bën me dije “World Bulletin”.

Rreth 50 studentë myslimanë të Medresesë në Turqi, të cilët vizitonin Greqinë, janë falur gjatë në xhaminë Jeni. Kjo e fundit ishte mbyllur që nga viti 1923 dhe tani është përdorur si një sallë ekspozite.

Kryetari i Bashkisë së Selanikut, Janis Butaris, ua ka dhënë lejen studentëve të falin namazin në xhami.

 

Konsulli i përgjithshëm turk në Selanik Tugrul Biltekin tha për mediat turke se, për herë të parë, myslimanëve iu është plotësuar dëshira, ata gjithmonë kanë dëshiruar një xhami në vendet e rajonit me fe të krishterë.

Ai e cilësoi si një akt të rëndësishëm lejen e dhënë nga kreu i Selanikut, duke thënë se shkëmbimet e kulturave mes popujve të ndryshëm ka sjell një zhvillim të ri historik.infoislame/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Papa Frençesku: Priftërinjtë homoseksualë duhet të falen

Categories

Archives