Wednesday, 22/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mushkëria, organi delikat që lidhet me qarkullimin ajror

Mushkëria, organi delikat që lidhet me qarkullimin ajror

lungsShëndeti i mushkërisë është shumë i rëndësishëm për organizmin tonë. Mushkëria ruan rolin e tendës që mbron organet e tjera të brendshme. Njerëzit sot preken nga sëmundjet për dy arsye kryesore: të jashtme dhe të brendshme.

-Arsyet e jashtme të sëmundjes përfshijnë 6 elemente negative si era, i ftohti, i nxehti, thatësira, lagështia dhe zjarri. Këto 6 elemente hyjnë në trupin tonë nëpërmjet lëkurës, gojës e hundës, dhe sulmojnë më parë mushkërinë tonë. Përveç kësaj, sëmundjet në organet e tjera të brendshme mund të ndikojnë shpesh shëndetin e mushkërisë. Në përgjithësi, ky organ është edhe shumë sensitiv, do të ketë reagime si kollë, astmë etj. Këto fenomene janë edhe sinjalet në fazat më të para të sëmundjes që paralajmërojnë keqësimin e shëndetit tonë.

Mushkëria përgjigjet për ajrin që fusin në organizëm. Në teorinë e mjekësisë, qarkullimi i ajrit përfshin dy koncepte: së pari: ajri i shkëmbyer nëpërmjet frymëmarrjes; së dyti: ajri që qarkullon në trup.

Koncepti i parë kuptohet lehtësisht nga të gjithë ne, pra frymëmarrja dhe frymënxjerrja. Shëndeti i mushkërisë lidhet ngusht me cilësinë e ajrit, e cila varet kryesisht nga përqindja e zonës me gjelbërim ku jetojmë. Pemët jeshile jo vetëm thithin dioksidin e karbonit por çlirojnë edhe oksigjenin, pa të cilin nuk ka jetë.

Le të fokusohemi tek koncepti i dytë- ajri i jetës që qarkullon brenda trupit. Mjekët e vjetër popullorë besojnë se brenda trupit tonë ekziston qarkullimi i një ajri që simbolizon energjinë e jetës. Mund të quhet ajri i jetës. Ajri i jetës ndahet në dy lloje, së pari është ajri i lindur; së dyti është ajri i paslindjes. Mushkëria përgjigjet për krijimin e ajrit të paslindjes të jetës. Ajri i paslindjes është krijuar në mushkëri me bashkimin e ajrit të freskët dhe materies ushqyese.

Kjo materie vjen nga tretja në stomak dhe nga shpretka. Ajri i paslindjes i jetës ngarkohet me aktivitete të frymëmarrjes, të pulsit, të dëgjimit etj. Njerëzit që flasin me zë të ulët, duhet të kenë problemin e pamjaftueshmërisë së ajrit të paslindjes të jetës. Përveç kësaj, pamjaftueshmëria e këtij ajri edhe mund të shkaktojë lodhjen e shpeshtë etj.

Më parë përmendëm se mushkëria është një organ tejet delikat. Në fazat e para të sëmundjes, shumë njerëz do të kenë kollitje. Ky është një nga sinjalet e përkeqësimit të shëndetit që lëshohet nga mushkëria. Kolla ndodh për të shkarkuar mbeturinat e sistemit të frymëmarrjes dhe të mushkërisë nëpërmjet pështymës. Nëse pështyma juaj ka ngjyrë të verdhë ose jeshile do të thotë që trupi juaj mund të ketë elemente negative të zjarrit. Për këtë gjë mjekësia popullore sugjeron konsumin e dardhës.

Sipas shënimeve në librat mjekësorë popullore, dardha mund të asgjësojë zjarrin e trupit dhe të ndihmojë në pastrimin e mushkërisë. Ajo gjithashtu mund të ndalojë kollën.

Më poshtë do t’ju prezentojmë disa metoda të vlefshme për gatimin me këtë frut, ku mund të shfrytëzohen plotësisht rolet e saj.

Së pari, ndajeni dardhën në mes dhe pasi të pastroni pjesën e brendshme vendosni aty sheqer ose mjaltë dhe lëreni të ziejë për 10 minuta në ujë të valuar.

Së dyti, priteni dardhën në disa pjesë së bashku me lëkurën, dhe vendoseni në një tenxhere së bashku me papajën dhe hiden. Lëreni të valojë për disa minuta. Kjo lloj përgatitje do ju ndihmojë për të larguar nxehtësinë e mushkërisë dhe do t’ju hapë oreksin.

Së treti, pasi ta keni prerë në disa pjesë dardhën me lëkurë, vendoseni në një tas me sheqer dhe gatuheni në avull për 20 minuta. Pas përgatitjes mund të shtoni dhe pak mjaltë.

Categories

Archives