Friday, 15/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A mund të ndikojnë xhinët mbi njerëzit dhe si mund të mbrohemi prej tyre?

A mund të ndikojnë xhinët mbi njerëzit dhe si mund të mbrohemi prej tyre?

zjarri

Pyetje:

A mund të ndikojnë xhinët mbi njerëzit dhe si mund të mbrohemi prej tyre?
Përgjigje:

S’ka dyshim se xhinët mund të ndikojnë mbi njerëzit duke iu bërë dëm atyre, e kjo ndonjëherë arrin edhe deri në vrasje. Ato kanë mundësi që t’i bëjnë dëm duke e gjuajtur me gurë njeriun apo duke e frikësuar atë, si dhe shumë gjëra të tjera për të cilat tregohet në Sunnet apo shihen në realitet.
Transmetohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, në njërën prej betejave mendoj se është beteja e Hendekut- i lejoi disave që të kthehen te familjet e tyre, e një djalosh i sapomartuar kur arriti në shtëpi e pa të shoqen te dera e shtëpisë dhe u hidhërua me të, e ajo i tha: Hyrë brenda, ai hyri dhe pa se mbi shtrat ishte një gjarpër i tërthortë, e djaloshi kishte një shigjetë me të cilën filloi ta goditë gjarpërin derisa e mbyti, në të njëjtin çast (d.m.th. kur e mbyti) vdiq edhe djaloshi dhe nuk dihet se kush u mbyt i pari gjarpëri apo djaloshi.
Kur e lajmëruan Resulull-llahun, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, për këtë rast, atëherë ai ndaloi që të mbytet gjarpëri i bardhë që gjindet nëpër shtëpi, përveç gjarpërit Ebter dhe Dhu Tefejjetejn (të cilët duhet të mbyten)”.
Kjo është argument se xhinët mund t’i sulmojnë dhe t’i dëmtojnë njerëzit.
Për këtë dëshmon edhe realiteti i sotshëm, ku kemi dëgjuar shumë informata lidhur me këtë, siç tregojnë se ndonjë njeri shkon te ndonjë vend të shembur dhe duke ndenjur fillon të gjuajë guraleca (duke lozur) në atë vend, dhe nuk sheh se ka dikush aty, mirëpo aty dëgjon disa zëra, dëgjon zhurma të çuditshme apo diçka tjetër nga e cila frikësohet dhe e godasin dëme.
Po ashtu xhini mundet që të hyjë në trupin e njeriut, nga shkaku se e dashuron, dëshiron ta dëmtojë apo për ndonjë shkak tjetër, për këtë aludon edhe ky ajet: “Ata që e hanë. kamatën, ata nuk ngrihen ndryshe përveç siç ngrihet i çmenduri nga të prekurit e djallit”. (el-Bekare 275).
Kështu që xhini mund që të flasi nga brendësia e njeriut dhe të bëjë dialog me atë që i lexon ajete nga Kur’ani, siç mund të japi besën se ai më nuk do të kthehet tek ai trup dhe shumë gjëra tjera, të cilat po i dëgjojmë çdo ditë.
Mbrojtja më e suksesshme nga xhinët është leximi i asaj për të cilën na ka treguar Sunneti se na mbron nga ata, siç është ajeti Kursij, sepse ai që e lexon ajetin Kursij natën, All-llahu do t’ia dërgojë një rojtar që të mos afrohet asnjë shejtan deri në mëngjes.
All-llahu, subhanehu ue teala, është Ruajtësi më i Mirë
SHEJH UTHEJMIN ALLAHU E MESHIROFTE

 

Tags:

Categories

Archives