Saturday, 21/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

A mund të kryejë xhindi marrëdhënie me njeriun?


A mund të kryejë xhindi marrëdhënie me njeriun?


 



Ai/ajo që pa dëshirën e tij/saj ndjenë se është duke bërë marrëdhënie intime, nuk ka mëkat.
Mendimi më i saktë i dijetarëve është se xhindi mund të ketë marrëdhënie me njeriun, femër apo mashkull qoftë. Allahu në Kur’an kur flet për hyritë e Xhenetit thotë: ”…para tyre nuk i ka prekur as njeri as exhin”. (Rrahman: 56) Muhamedi alejhi selam na ka mësuar që para marrëdhënieve me bashkëshortet tona të themi këte lutje: ”O Allah, largo shejtanin prej neve dhe largo shejtanin prej pasardhësve.”
Ndjenja e nje femre/mashkulli se xhindi bënë marrëdhënie me të ka tri gjendje:
1- Nëse ai/ajo këtë e ndjenë në gjumë, atëherë themi se nuk e ka obligim guslin, përveç nëse sheh spermën në të brendshmet e tij/saj, sepse mund të mos jetë marrëdhënie e vërtetë nga xhindi, por vetëm një ëndërr e thjeshtë.
2- Mund që xhindi të personifikohet në formë të njeriut kur ai/ajo është zgjuar dhe të kryejë marrëdhënie. Në këtë rast ai/ajo duhet të marrë gusëll.
3- Mund të ndjejë marrëdhënien kur është zgjuar, por të mos e shoh kryesin e veprës (xhindin) në formë të njeriut. Në këtë rast ai/ajo duhet të marrë gusëll nëse e sheh spermën, e nëse nuk e sheh xhindin, por vetëm e ndjenë marrëdhënien, ka dy mendime:

a) duhet të marrë gusëll dhe ky është mendimi i shumicës së dijetarëve.
b) dijetarët e medh’hebit hanefi mendojnë se nuk ka gusëll, përderisa nuk personifikohet xhindi në formë të njeriut, ose të del sperma. Sepse guslli tek dijetarët Hanefi-Allahu i mëshiroftë- nuk obligohet, përveç nëse marrëdhënia ka qenë mes njeriut me njeri apo jo njeri, por që ka dale sperma. Allahu e di më mirë.

Përmblodhi: Hoxhë Valdet Kamberi

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Stragjetitë menaxhuese të stresit mund të mësohen
Tags:

Categories

Archives