Wednesday, 17/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Muhammedi (alejhis-selam) duke treguar vlerën e dy ajeteve të fundit të sures Bekare dhe ndikimin e tyre në shtëpi thotë



Muhammedi (alejhis-selam) duke treguar vlerën e dy ajeteve të fundit të sures Bekare dhe ndikimin e tyre në shtëpi thotë

 

Muhammedi (alejhis-selam) duke treguar vlerën e dy ajeteve të fundit të sures Bekare dhe ndikimin e tyre në shtëpi thotë:

”Allahu i Lartësuar ka shkruar Librin 2000 vjet para se t’i krijojë qiejt dhe tokën, kurse Ai ka qenë në Arsh (fron) dhe i zbriti dy ajete me të cilat përfundoi suren Bekare. Në atë shtëpi që lexohen këta dy ajete tre ditë, shejtani nuk i afrohet asaj shtëpie”. {Hadithi është sahih, transmeton Tirmidhiu, Nesaiu dhe Hakimi}





”I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të Tij, si dhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut dhe melekëve të Tij dhe të dërguarve të Tij. “Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij”, dhe thanë: “Dëgjuam dhe respektuam. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë, te Ti është ardhmëria (jonë). ” {El-Bekare, 285}

”All-llahu nuk ngarkon askë përtej mundësive të veta, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. “Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata para nesh! Dhe Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën nuk kemi fuqi! Dhe na i mbulo të këqiat, na fal dhe na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, pra na ndihmo kundër popullit pabesimtar!” {El-Bekare, 286}