Monday, 10/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Muaji që njerëzit e neglizhojnë. Mos ji prej tyre!



Muaji që njerëzit e neglizhojnë. Mos ji prej tyre!

Muaji që njerëzit e neglizhojnë. Mos ji prej tyre!

Sapo ka hyrë muaji Sha’ban, muaji i adhurimit dhe agjërimit. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Aishja se Pejgamberi (alejhissalatu uesselam) e agjëronte pothuajse të gjithë muajin Sha’ban. Ky është muaji ku muslimani duhet të përgatitet shpirtërisht, moralisht dhe fizikisht për muajin Ramazan. Andaj muslimanët nuk duhet t’u ngjajnë njerëzve të tjerë të cilët nuk duan t’ia dinë se cili muaj futet e cili muaj shkon.

Në një hadith që e përcjell imam Ahmedi në Musnedin e tij nga Usama ibn Zejdi tregohet se Pejgamberi a.s ka thënë: “Shabani është një muaj kundrejt të cilit njerëzit tregohen të pakujdesshëm (të pavëmendshëm). Ai është muaji që ndodhet mes Rexhebit dhe Ramazanit. Ai është një muaj në të cilin ngriten te Allahu punët e njerëzve, andaj unë dua që puna ime të ngritet kur jam me agjërim.”





Hoxhë Mustafa Tërniqi