Tuesday, 16/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mrekullitë në trupin e njeriut



Mrekullitë në trupin e njeriut
Mrekullitë në trupin e njeriut
Njëri nga argumentet që e njofton njeriun për artin krijues të Allahut xh.sh është trupi i tij, edhe ndërtimi i brendshëm dhe pamja e jashtme e trupit, që paraqet për njeriun argumente të panumërta të besimit. Kur shikohet vetëm pamja e jashtme e trupit të njeriut menjëherë mund të bëhet arti i përsosur i Allahut xh.sh.

Simetria e trupit, e cila është prezente te secili njeri, prania e dy krahëve, dy këmbëve, paraqet raportin e trupit ndaj krahëve, këmbëve apo raportin ndaj kokës, dhe ky raport është jashtëzakonisht i përpiktë. Secilwn nga këto raporte Allahu xh.sh e ka caktuar me një harmoni. Gjatësia trupore e secilit njeri është tetë herë më e madhe se gjatësia e kokës, fytyra është tri herë sa gjatësia e hundës, ndërmjet dy syve ka një hapësirë sa gjatësia e njërit sy.





Gjatë raporteve gjatësitë e krahëve dhe të këmbëve janë të përcaktuara sipas nevojës. Trupi i njeriut është një makinë më e përsosur në sipërfaqen tokësore dhe si çdo makinë tregon forcën e një ndërtuesi të saj. Ndërsa ndërtimi i brendshëm i trupit të njeriut është përplot me detaje të imta.