Thursday, 30/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Mrekullit Kur’anore


Mrekullit Kur’anore


mrekulli Kuranore

Mrekullit Kur’anore

Një prej Mrekullive më të mëdha të Pejgamberit a.s. ka qenë Kur’ani fisnik , dhe qdo Pejgamber para Muhammedit a.s. ka qenë me mrekullin e përshtatshme për gjendjen e Popullit të vetë.

Në kohën e Faraonit ishte përhapur magjia (sihri) , dhe është dërguar Musai a.s. me mrekullin e tij dhe ia asgjësoi magjin e tyre , dhe e kuptuan se Musa a.s. erdhi me të vërtetën , e nuk ishte magji .

All-llahu xh.sh ka thënë :”Atëherë magjistarët ranë në sexhde (u përulën).E thanë:Ne I besuam Zotit të botëve . Zotit të Musait dhe Harunit .” (Esh-Shuara : 46-48) .

Kurse në kohën të cilën jetoi Isai a.s. ishte e përhaur mjekësia , dhe erdhi Isai a.s. me një gjë e cila i habiti mjekët , mrekullia e tij ishte ringjallja e të vdekurve , dhe i shëronte të verbërit , dhe krijoi disa shpend prej dheut me lejen e All-llahut xh.sh., dhe nga kjomrekulli ia humbi mendjen mjekëve në atë kohë , dhe iu nënshtruan dhe e kuptuan se ajo ishte prej anës së All-llahut xh.sh. .

Kurse në kohën kur arabët ishin në kulmin e dituris së gjuhës ,alegoris dhe ligjërimit,All-llahu xh.sh. dërgoi si mrekulli Kur’anin tek Muhammedi a.s.

All-llahu xh.sh. ka thënë : Atij nuk mund t’i mvishet e pavërteta nga asnjë anë ;është I zbritur prej të Urtit , të Lavdishmit . (El-Fussilet : 42)

Dhe kjo ishte mrekullia e përhershme e kësaj kohe , dhe e zgjedhi All-llahu xh.sh. këtë mrekulli të quditshme dhe vulë e librave qiellore për të gjithë njerzimin.
Kur’ani është mrekulli që i ngrit të gjithë gjeneratat të cilët e lexojn atë , dhe e din që kjo është fjalë e All-llahut e vërtet , dhe nuk është fjalë e njerëzve , dhe sikur të mblidhen të gjithë njerëzit dhe xhinnët për të sjellë një Kur’an të njëjtë , dhjetë kaptina prej tyre ,ose një kaptin , nuk do të kenë mundësi .

All-llahu xh.sh ka thënë : “E në qoftë se jeni në dyshim në atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit tonë , atëherë silleni ju një kaptinë të ngjajshme si ai (Kur’ani) dhe thirrni (për ndihmë) dëshmitar tuaj (zotërat) pos All-llahut , nëse jeni të sinqert (në thëniet tuaja se Kur’ani nuk është prej Zotit).
E mos e paqit bërë (deri më tash), e as që do ta bëni kurr (edhe në të ardhmen) , atëherë ruajuni zjarrit, lënd e të cilit janë njerëzit dhe gurët që është i përgaditur për mosbesimtarët”. (El-Bekare : 23 – 24).

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mrekullia e Kuranit ne permendjen e mushkonjes

E ka urdhëruaur All-llahu xh.sh të dërguarin e Tij të thotë: ( Madhëria iqoftë All-llahut xh.sh) e kjo kaptin ka zbritur në Mekke dhe quhet kaptina El-Isra

All-llahu xh.sh ka thënë :“Thuaj: Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinnët për të sjellë një Kur’an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky sado që do të ndihmonin njëri-tjetrin” . (El-Isra – 88).

Dhe e ka urdhëruar Muhammedin a.s. që ti lajmëron të gjitha krijesat për mrekullin e tyre (Kur’anin) dhe i ka lajmëruar edhe sikur të mblidhen të gjitha krijesat për të sjellë një Kur’an të njëjt edhe nëse i ndihmojn të gjithë.
Edhe ky është argument për të gjitha krijsat të cilat e kan dëgjuar dhe janë njoftuar për Kur’anin , dhe e din me këtë që nuk kan mundësi të demastrojn libër tjetër
Dhe nuk mund të sjellin kaptin te njëjtë , nga ajo kohë e cila u dërgu Muhammedi a.s. e deri më sot.
Me që e dim që para ardhjes së shpalljes të gjithë njerëzi ishin pabesimtar (Qafira), pasi u dërgua Muhammedi a.s. atë e pasuan pak prej tyre , dhe ishin pabesimarët më të kujdesshmit për ta bërë të pa vlerë Kur’anin , angazhoheshin për prishjen e tij në çdo mënyrë , nga njëherë shkonin tek pasuesit e libërit për ti pyetur për gjërat e fshehta , pastaj i bënin pytje Muhamedit a.s. ; siq e pyetën për tregimin e Jusufit a.s. për banorët e shpellës , dhe për Dhulkarnejnin .

Bënin tubime për tu pajtuar qka thonin për të dhe sjellnin dyshime për të paraqitur grupacione , dhe nganjëherë e quanin Muhammedin a.s. : I çmendur, magjistar , fallgjorë, poet … dhe benin shpifje të ndryshme kundër tij .

Kur’ani pra është dhe mbetet mrekulli në sfera të shumta : si për nga shqiptimi , poezija , gjuha , alegorija , për nga kuptimi të cilën na ka lajmëruar All-llahu xh.sh. për emrat e Tij, cilësit e Tij , melaikët etj.

Ky është Kur’ani të cilin na dërgoi All-llahu xh.sh udhëzim dhe dritë për mbar njerëzimin deri në ditën e Kijametit.

Mar nga libri :El- irshad ila sahih el-I’tikad
Autor: Dr. Salih bin Fewzan bin Abdullah El-Fewzan
Përktheu:Besart Murati

Categories

Archives