Wednesday, 26/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mrekullia psikologjike e agjërimit



Mrekullia psikologjike e agjërimit

Ekzistojnë efekte signifikante psikologjike të agjërimit, manifestuar në paqe dhe qetësi-prehje psikike. Bezdisja personale është minimale dhe shkalla e kriminalitetit zvogëlohet në shoqëri. Agresioni dhe luftërat nëpër vende të cilat njohin kufijtë e njerëzores reduktohen dhe ofrohet qëndrim paqësor, për hater të muajit Ramazan. Myslimanët pasojnë këshillat universale nga Profeti Muhamed (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) i cili ndër të tjera thotë: “Nëse dikush ju ofendon ose shfaq agresivitet ndaj jush, thoni, jam duke agjëruar”.

LUTJA, UVERTURË
Ky përmirësim i ndjeshëm psikologjik gjatë agjërimit, mund të lidhet edhe me stabilizimin e nivelit të glukozës në gjak, ngase efekti hiperglikemik gjatë ngrënies së tepërt mundë të përkeqëson sjelljen. Ekziston një efekt pozitiv i lutjes shtesë gjatë natës, në nivelin e sinqeritetit, subtilitetit dhe vetëbesimit, duke përfshirë ndjenjën e optimizmit dhe shpresës, synuar përsosmërinë shpirtërore dhe fuqinë fizike, manifestuar në gatishmëri përballë sfidave të jetës. Angazhimi në përmasë të tillë përveç që gjallëron shpirtin, ndihmon edhe në prodhimin e energjisë, në bio-fabrikën e metabolizmit të organizmit. Llogaritet se ekzistojnë 10 kalori ekstra për çdo njësi të lutjes-namazit. Natyrisht, nuk bëhet lutja për stërvitje, por një lëvizje e kordinuar e nyejeve trupore me shfrytëzim ekstra të kalorive, është një formë më e mirë se sa ushtrimet gjimnastikore. Në mënyrë të ngjashme, recitimi i Kur’anit dhe mësimi-meditimi rreth verseteve të tij, jo vetëm që stimulon emocione për zemrën dhe mendjen, mirëpo përmirëson ndjeshëm kujtesën dhe shtonë vigjilencën në jetë.
Agjërim të shëndetshëm!
Përgatiti: Rrahman FERIZI