Tuesday, 28/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

“Mrekullia e referencave historike të Ku’ranit”


“Mrekullia e referencave historike të Ku’ranit”


mrekullia historike e Kuranit
Kur’ani na raporton me precizitet jetën dhe misionin e Profetit Musa (alejhi selam).
Ashtu siç e rrëfen konfliktin mes Faraonit dhe bijve të Izraelit, ai gjithashtu na jep informata të vlefshme në lidhje me Egjiptin e lashtë.
Faktet historike të shumta tërhoqën vëmendjen e shumë dijetarëve të kohës sonë.

Nëse i marrim parasysh këto fakte duke përdorur arsyen tonë, shumë shpejt do bëhet e qartë se Kur’ani dhe informatat që i përmban janë shpallur nga Urtësia e Allahut, ngase ato përputhen tërësisht me zbulimet shkencore, historike dhe teknologjike bashkëkohore.

Një prej shembujve të kësaj urtësie sa i përket referencave kur’anore është Hamani: një personazh që përmendet me emër në gjashtë vende të ndryshme në Kur’an, dhe ndër të tjerash mësojmë se ai ishte një prej aleatëve më të ngushtë të Faraonit.

Cuditërisht, emri “Haman” nuk përmendët fare në pasazhet e Tevratit që flasin për Musain.
Mirëpo, e gjejmë Hamanin në kapitujt e fundit të Dhjatës së Vjetër, ku paraqitet si asistenti i një mbreti Babilonas (Irak), tiranik ndaj bijve të Izraelit, rreth 1’100 vjet pas Musait (alejhi selam).
Kurse Kur’ani, shumë më tepër në përputhje me zbulimet arkeologjike, përmend emrin “Haman” duke iu referuar jetës së Musait (alejhi selam) në Egjipt.
Disa personalitete të krishterë, çifut dhe ateist, të cilët pretendonin se Kur’ani ishte një kopje e Biblës dhe Tevratit, duke komentuar mospajtimin mbi kohën dhe vendin në të cilin ka jetuar Hamani, deklaronin se Muhamedi (salAllahu alejhi ue selem) ka kopjuar gabimisht pasazhin që trajton këtë temë duke e futur Hamanin në pasazhin e paduhur.
Absurditeti i pohimeve të tilla është bërë i qartë vetëm pas deshifrimit të alfabetit egjiptian hieroglifik, para afërsisht 212 vite, dhe më saktësisht pas zbulimit të emrit “Haman” në dorëshkrimet të lashta.
Deri në shekullin 18, nuk mundeshin t’i deshifronin shkrimet dhe mbishkrimet e Egjiptit të lashtë. Gjuha e Egjiptit të lashtë është e përbërë me simbole dhe jo me fjalë: hieroglifët.
Disa kopje të këtyre simboleve, të gdhendura zakonisht në shkëmbinj apo në gurë, që ua bënin të mundur rrëfimin e historive dhe ngjarjeve të rëndësishme i mbijetuan kohës.
Mirëpo, me përhapjen e krishterimit dhe ndikimeve tjera kulturore në shekullin II dhe III, Egjipti kishte braktisur besimet e saja të lashta si dhe shkrimin hieroglifik.

Përdorimi i fundit i njohur i këtij sistemi i të shkruarit dëshmohet me një mbishkrim që daton më 394-tën. Të harruara, nuk kishte mundësi t’i lexonim apo kuptonim hieroglifët. Sigurisht, kjo e bënte të pamundur çdo studim arkeologjik apo historik. Kjo situatë zgjati deri para 212 viteve afërsisht.
Misteri i hieroglifëve të Egjiptit të lashtë u ngrit në 1799-ën me zbulimin e një tableteje e quajtur « Rosseta Stone » që daton më 196-tën. Rëndësia e kësaj tableteje qëndron në mbishkrimin i cili përbëhej nga tri forma të ndryshme të shkrimit: hieroglifik, demotik (një formë e thjeshtuar e shkrimit të lashtë hieratik egjiptian) dhe greqisht. Dhe në sajë të dorëshkrimit grek u bë e mundur deshifrimi i këtyre shkrimeve.
Përkthimi i mbishkrimit u kompletua nga një francez i quajtur Jean-François Champollion. Në këtë mënyrë,nëpërmes këtyre shkrimeve u zbulua një gjuhë e harruar.
Kjo mundësoi që të hedhet një dritë mbi qytetërimin, fenë dhe jetën shoqërore të Egjiptit të lashtë dhe mbi këtë epokë të rëndësishme të historisë njerëzore.
Me deshifrimin e hieroglifit, janë bërë zbulime të mëdha: emri “Haman” ishte në fakt i përmendur në mbishkrimet egjiptiane. Ky emër i është atribuar një monumentit të muzeumit të Hof’it në Vienë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Exhinët janë mukel-lefë (të obliguar sikurse njerëzit)

I njejti mbishkrim thekson lidhjet shumë të ngushta që ishin mes Hamanit dhe Faraonit.
Në fjalorin “Poeple in the New Kingdom” i bazuar mbi mbishkrimet, cekët se Hamani është “shefi i gurorëve”.
Rezultatet kanë zbuluar fakte të rëndësishme. Si kundër pohimeve të pabazuara të kundërshtarëve të Islamit, në mbishkrimet thuhet se Hamani ka jetuar në Egjipt gjatë periudhës së Musait (alejhi selam), ka qenë një i afërm i Faraonit dhe se ka kryer punime ndërtimtarie, ashtu siç është përmendur edhe në Ku’ran: (Surja 28:38)
{ Dhe Faraoni tha: “O pari! Unë nuk di që për ju ka tjetër zot
përveç meje! O Haman, më ndez një zjarr për të pjekur qerpiçë
dhe më ndërto një kullë të lartë që të ngjitem te Zoti i Musait.
Jam i bindur se ai (Musai) gënjen! }
Me pak fjalë, ajeti kur’anore, që përshkruan ngjarjen relative me kërkesën e bërë Hamanit nga Faraoni që ta ndërtoj një kullë, është në përputhje të plotë me zbulimet arkeologjike.

Mrekullisht, Kur’ani na jep një informatë historike që nuk mundej të kapej apo kuptohej në kohën e Profetit Muhamed (salAllahu alejhi ue selem). Përshkak se hieroglifët nuk janë deshifruar para shekullit 18, informata pra nuk mundej të vërtetohej nëpërmes burimëve egjiptiane.
Në konkludim, zbulimi i emrit “Haman” në shkrimet egjiptiane të lashta përsëri ka konfirmuar natyrën e pagabueshme të Kur’anit, Fjala e Zotit./mjeksiaislame/

Perktheu dhe pershtati: Fitim Miftari

Tags:

Categories

Archives