Tuesday, 26/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mrekullia e përhapjes së Islamit

Mrekullia e përhapjes së Islamit

islami

Do të flasim rreth një mrekullie profetike, përmes së cilës Profeti, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, na lajmëron rreth përhapjes së shpejtë të Islamit dhe se kjo fe do t’i përfshijë të gjitha pjesët e rruzullit tokësor. Lidhur me këtë do të njihemi përmes statistikave bashkëkohore rreth numrit të muslimanëve në të gjitha shtetet e botës.

Islami ndërmjet së kaluarës dhe së tashmes

Islami para katërmbëdhjetë shekujsh ka filluar me një njeri të vetëm e ai është i Dërguari ynë, paqja e Zotit qoftë mbi të, kurse numri i muslimanëve sot ka arritur në më shumë se një miliard e katërqind milionë. Ku qëndron fshehtësia e kësaj përhapjeje mahnitëse? Ç’thonë statistikat botërore rreth numrit të muslimanëve sot në botë?
Sot në botë ekzistojnë më tepër se 4200 fe1. Statistikat flasin se feja islame konsiderohet feja që përhapet më shpejt se të gjitha fetë e tjera në botë. Në vitin 1999, numri i muslimanëve në botë ka arritur në një miliard e dyqind milionë muslimanë2.
Islami sot përhapet në të gjitha kontinentet e botës. Në vitin 1997, në gjashtë kontinentet e botës, numri i muslimanëve ka arritur3:
-në Azi 780 milionë
-në Afrikë 308 milionë
-në Evropë 32 milionë
-në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 7 milionë
-në Australi 385 mijë.

Rritja e përqindjes së muslimanëve në botë

Në vitin 1900, numri i muslimanëve në botë ka qenë më pak se gjysma e numrit të të krishterëve, ndërsa në vitin 2025 numri i muslimanëve do të jetë më i madh se sa ai i krishterëve për shkak të rritjes së madhe të fesë islame4.
Në vitin 1900, përqindja e muslimanëve në botë ka arritur në 12.4%, ndërsa ajo e të krishterëve në 26.9%.
Në vitin 1980 përqindja e muslimanëve në botë ka arritur në 16.5%, ndërsa ajo e krishterëve në 30%.
Në vitin 2000 përqindja e muslimanëve në botë ka arritur në 19.2%, kurse ajo e krishterëve në 29.9%.
Ndërsa në vitin 2025 përqindja e muslimanëve në botë do të arrijë në 30%, kurse ajo e krishterëve në 25%.
Prej këtu mund të konstatojmë se Islami çdo vit rritet me një përqindje rreth 2.9%, dhe se kjo konsiderohet përqindja më e lartë e rritjes në botë5.

Çfarë ka thënë i Dërguari i Allahut rreth kësaj çështjeje?

Ekziston mrekulli profetike mahnitëse përmes së cilës i Dërguari i Allahut, paqja e Zotit qoftë mbi të, ka folur dhe ka shpjeguar se Islami do të përhapet në të gjitha pjesët e globit. I Dërguari thotë: “Kjo çështje – Islami- do të arrijë aty ku ka arritur dita dhe nata.”

Me këtë nënkuptohet se çdo vend në të cilin arrin dita dhe nata do të arrijë edhe Islami dhe kjo vërtet ka ndodhur ngase në të gjitha vendet e botës sot ka muslimanë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kurani dhe origjina e universit

Kur kujtojmë se këtë thënie e ka thënë i Dërguari i Allahut në periudhën e dobësisë së muslimanëve dhe numrit të paktë të tyre, në rrethana në të cilat askush nuk ka parashikuar se Islami do të përhapet në të gjitha pjesët e botës, atëherë arrijmë të kuptojmë madhështinë e mrekullisë.

Ky hadith është thënë për t’i qetësuar besimtarët për shkak të dobësisë dhe numrit të tyre të vogël. Sikur Muhamedi, paqja e Zotit qoftë mbi të, të mos ishte i dërguar nga ana e Allahut të Madhërishëm, nuk do të merrte guximin t’i lajmëronte shokët e vet se Islami do të përhapet në të gjitha pjesët e tokës, përndryshe si do të garantonte?

Mirëpo Allahu, i Cili e di të fshehtën, e lajmëroi për këtë të vërtetë për t’i lajmëruar shokët e tij para një mijë e katërqind vjetësh, që të jetë përgëzim i fitores për ta si dhe të jetë argument për profetësinë e tij në këtë shekull!

Prej aspekteve të mrekullisë është edhe fakti se i Dërguari i Allahut ka bërë krahasim ndërmjet përhapjes së Islamit dhe ndërmjet ditës dhe natës dhe ky është krahasim i përpiktë dhe i drejtë. Ashtu si dita dhe nata arrin çdo pikë të rruzullit tokësor ashtu edhe Islami ka arritur në çdo pikë të sipërfaqes së tokës. Kjo nuk mund të imagjinohej në atë kohë.

Duke pasur parasysh edhe faktin se askush nuk i dinte kufijtë e ditës dhe natës dhe askush nuk e dinte se toka është rruzull dhe askush nuk ka parashikuar se Islami do të përhapet në të gjitha shtetet e botës, për këtë shkak mund të themi se ky hadith paraqet mrekullinë shkencore të Profetit, paqja e Zotit qoftë mbi të.

Ç’thotë Kurani lidhur me këtë çështje?

Allahu i Lartësuar thotë: “Ata dëshirojnë të fikin dritën e Allahut me gojën e tyre, por Allahu e përsos dritën e Vet, edhe nëse (këtë gjë) e urrejnë jobesimtarët. Allahu është Ai që e ka çuar të Dërguarin e Vet me udhërrëfimin dhe fenë e së Vërtetës, për ta ngritur atë më lart se të gjitha fetë, edhe nëse nuk e pëlqejnë idhujtarët.” (Saf, 8-9)

Medito rreth fjalës së Allahut “për ta ngritur atë më lart se të gjitha fetë”, a nuk argumenton se Islami do të jetë feja e parë në botë? Dhe kjo do të ndodhë shpejt me lejen e Allahut të Lartësuar.

Statistikat flasin se në vitin 2025 Islami do të jetë feja e parë për nga numri në nivel botëror. Në këtë që themi nuk ka ekzagjerim, pasi janë numra realë. Këto shifra vijnë nga shkencëtarë jomyslimanë, të cilët i kanë bërë këto statistika

Përktheu: Almedin Ejup

Categories

Archives