Saturday, 15/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mrekullia e “Erërave Fekonduese” e përmendur në KURAN



Mrekullia e “Erërave Fekonduese” e përmendur në KURAN

 

“Ne i dërgojmë erërat “fekonduese”, pastaj lëshojmë shi nga qielli që t’ju japim për të pirë…”  (El Hixhr 22)

Është ky ajeti Kur’anor në të cilin flitet për erërat fekonduese ose siç njihen ndryshe erërat e shiut. Në këtë ajet na bëhet e qartë se faza e parë e formimit të shiut është era. Deri në fillim të shekullit XX, e vetmja lidhje e njohur ndërmjet erës dhe shiut ishte se “era lëviz retë”. Por ishin kërkimet meteorologjike të kohës së sotme që zbuluan dhe vërtetuan rolin “fekondues” të erës në formimin e shiut. Vetia fekonduese e erës funksionon në këtë mënyrë:

Në sipërfaqen e oqeaneve dhe deteve formohen flluska ajri si pasojë e shkumëzimit të ujit. Në momentin që këto flluska plasin, me mijëra grimca të vogla, me diametër një të qindtën e milimetrit, ngrihen lart në ajër. Këto grimca të njohura me emrin “aerosole”, përzihen me pluhurin e tokës të mbartur nga era dhe ngrihen në shtresat më të larta të atmosferës, ku bien në kontakt me avujt e ujit. Avujt e ujit kondensohen rreth këtyre grimcave, duke u kthyer në pika të vogla uji, të cilat bashkohen me njëra–tjetrën, duke formuar retë dhe pastaj bien në Tokë në formë shiu.

Erërat “fekondojnë” avujt e ujit me grimcat që ato mbajnë nga deti dhe për rrjedhojë, formojnë retë e shiut.





Nëse erërat nuk do ta kishin këtë veti, pikat e ujit në shtresat e larta të atmosferës nuk do të formoheshin kurrë dhe ne nuk do të kishim shi.

Pra, roli vendimtar i erës në formimin e shiut është shpallur shekuj më parë në një ajet të Kuranit, në një kohë kur njerëzit dinin shumë pak rreth fenomeneve natyrore.

“ Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. Për ata që Allahun e përmendin kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe që thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke arritur në konkludimin): ‘Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!” (Ali Imran: 191-190.)