Thursday, 30/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Mrekullia e cila quhet – vaj ulliri


Mrekullia e cila quhet – vaj ulliri


vaj ulliri e re
Vaji i ullirit është përdorur gjerësisht në sallata e shumë gjëra të tjera. Ai është një prej përbërësve më të shëndetshëm që bën ushqimet tuaj më të shijshme. Ky vaj vjen direkt nga zonat mesdhetare dhe është bërë aq i famshëm sa sot përdoret në të gjithë kontinentet.

Ai është më i preferuari për gjithë njerëzit të cilët janë koshient ndaj shëndetit të tyre. Vaji i ullirit klasifikohet në vend të parë falë vlerave të tij të larta ushqyese. Ai është përdorur shumë dhe në sapune duke e bërë atë një mik të ngushtë të lëkurës.

Receta në kushtet e shtëpisë

Nëse dëshironi të keni thonj të fortë e të bukur vaji i ullirit është zgjidhja më e mirë. Zhytini thonjtë tuaj në një enë me vaj ulliri për 30 minuta dhe do të shikoni rezultate të mrekullueshme.

Përdoreni vajin e ullirit në duart tuaj. Që të parandaloni përhapjen e tij në vende tjera vishni një palë doreza pambuku. Kjo metodë ju ndihmon të keni një lëkurë më të butë e të shëndetshme.

Vaji i ullirit është zgjidhja më e mirë për buzë të plasaritura, ai bën mrekulli me buzët tuaja.

Që të keni flokë të shkëlqyeshëm, të mëndafshtë, vaji i ullirit është ai çfarë ju duhet. Mund të aplikoni një sasi të mirë vaji në flokët tuaj, mbulojini ato me një kapuç dushi dhe lërini për 30 minuta, më vonë shpëlajini ato.

Mund të krijoni një krem të mrekullueshëm nate duke përdorur 1/2 filxhan vaj ulliri, 1/4 filxhan uthull dhe 1/4 filxhan ujë. Kjo ndihmon t’ju japë shkëlqim lëkurës tuaj, të vrasë bakteriet dhe e bën lëkurën tuaj më të butë.
Mund të shërbejë si një krem pastrues nëse keni një lëkurë të thatë.
Aplikoni si skrab vaj ulliri të përzierë me sasi të mirë sheqeri ne fytyre ose trup. Më vonë pastrojeni atë më një peshqir të butë e të lagur.

Një shkrim tjetër i dobishëm  10 përfitime shëndetësore nga lëngu i qepës!

Zbutini këmbët tuaja duke aplikuar vaj ulliri në pjesët e ashpra.
Përzieni në një tas një vezë, një lugë gjelle mjaltë, 1/2 lugë gjelle vaj ulliri dhe disa pika me ujë trëndafili. Përdoreni këtë si maskë për lëkurë të thatë. Pasi ta aplikoni mbajeni për pak kohë e më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë, e ne fund thajeni atë.

Formoni një pastë duke përzier kajsi të shtypura dhe vaj ulliri të ngrohtë. Aplikojeni këtë pastë në gjithë fytyrën tuaj dhe lëreni për 10 minuta. Shpëlajeni më pas me ujë të bollshëm.

KUJDES:
Duhet të keni kujdes gjatë përdorimit të recetave të mësipërme. Shmangni përdorimin e këtyre produkteve nëse jeni alergjik ndaj ndonjërit prej tyre./PK/.

Categories

Archives