Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mrekullia e carjes së hënës


Mrekullia e carjes së hënës


carja e henes
Një mrekulli e të Dërguarit të Allahut, subhanehu we teala, të cilën e zbuluan amerikanët pasi shpenzuan në këtë drejtim rreth 100 miliard dollarë, kurse para jush mund të shihni tregimin që ka ndodhur në kohën e Pejgamberit alejhi selam.

Mushrikët (politeistët) e Mekes i thanë Pejgamberit alejhi selam: ”Nëse je besnik (në atë që thua) çaje pra Hënën në dysh” dhe premtuan atë se do t’i besojnë nëse e bën këtë! Ishte Nata e Bedrit dhe Pejgamberi alejhi selam e luti Zotin e tij, që t’i jepte atë që ata mushrikë e kërkonin prej tij.

U ça Hëna, gjysma mbi malin Saffa dhe gjysma mbi malin Kajkuan, që ishte përballë këtij të parit, derisa panë Shpellën Hira në mes të atyre dy çarjeve e pastaj thanë: ”Na bëri magji Muhamedi!” – pastaj përsëri vazhduan: ”Nëse ai na bëri neve magji , ai nuk ka mundësi t’u bëjë magji të gjithë njerëzve!” 

Kurse Ebu Xhehli pohoi:’‘ Pritni derisa të vijnë banorët e shkretëtirave, e nëse na lajmërojnë për Çarjen e Hënës dijeni se ajo është e vërtetë, e nëse jo, atëherë veç na bëri Muhammedi magji mbi sytë tanë!” Kur erdhën ata dhe e lajmëruan se me të vërtetë Hëna është çarë, nuk i mbeti gjë tjetër Ebu Xhehlit dhe politeistëve tjerë me të veçse të thonë:” Kjo është një magji e vazhdueshme!” E mu për këtë zbriti Fjala e All-llahut në suren el-Kamer:

“Momenti (i katastrofës së përgjithshme) është afruar dhe Hëna është çarë (në dysh)! Po ata (idhujtarët) edhe nëse shohin ndonjë argument (shenjë, mrekulli) largohen e thonë :” Kjo është magji e vazhdueshme!” Dhe përgënjeshtruan (Vargjet e Allahut, Vargjet e Kur’anit) dhe ndoqën epshet e tyre, por çdo çështje arrin cakun e fundit. Dhe me të vërtetë që u kanë ardhur tashmë atyre njoftime (në këtë Kur’an), ku ka (mjaft këshillime) për t’i ndaluar ata nga e keqja). Urtësi e përsosur (është Kur’ani), por (ftesa)e këshilluesve nuk u sjell dobi atyre. Kështu që (O Pejgamber a.s .), tërhiqu prej tyre Ditën kur thirrësi (Israfili a.s.) kumton një send të tmerrshëm.” (Kamer:1-6).

Përfundoi tregimi që ka ndodhur në kohën e Pejgamberit alejhi selam.

Në njërin nga simpoziumet e Dr. Zaglul en-Nexhar të mbajtur në një Universitet te Britanisë së Madhe deklaron: “Me të vërtetë mrekullia e çarjes së Hënës në kohën e Pejgamberit alejhisselam është zbuluar në kohën më të re”, e pastaj e përmendi një shembull që perforcon këtë…
Tregon një vëlla britanez që është i interesuar për çështjen e Islamit, emri i të cilit është Davud Musa Bejtkuk, e i cili tani është udhëheqës i një Partie Islame në Britani, dhe i cili ka për qëllim zgjedhjet të rrjedhin në emër të Islamit, që po përhapet në Perëndim me kthesa të mëdha.

Derisa ishte duke bërë një hulumtim për religjionin, një shok i dhuroi atij një përkthim të komenteve të Kur’anit në gjuhën angleze, që posa e hapi filloi leximin në suren El-Kamer “Ora është afruar dhe Hëna u ça në dysh…” pastaj i habitur tha: “A është e mundur me u ça Hëna?” dhe e ndërpreu leximin e Mus’hafit që nuk e hapi më për së dyti. 

Dhe një ditë derisa ai ishte ulur pranë Televizionit Britanez për të shikuar një program të BBC, në të cilin spikeri bisedonte me tre shkencëtarë amerikan duke ua tërhequr vërejtjen atyre, Amerika shpenzon miliona madje miliarda dollarë në projektet për pushtimin e hapësirës, në kohën kur miliona njerëz janë të prekur nga varfëria, kurse shkencëtarët vazhduan duke justifikuar veten e tyre për këtë gjë, e cila pati ndikim të madh në shumicën e fushave të bujqësisë dhe industrisë etj.!

Pastaj përmendi njërin nga udhëtimet më të mundimshme të tyre, që u realizua mbi sipërfaqen e Hënës e që kushtoi 100 miliardë dollarë, e kështu shtroi pyetje spikeri duke u thënë atyre se për çfarë qëllimi Amerika po e shtrin shkencën mbi sipërfaqe të Hënës dhe shpenzon këtë vlerë të hollash!

Kurse shkencëtarët ia kthyen se ata e kanë studjuar strukturën e brendshme të këtij sateliti (Hënës), për t’i parë përngjasimet e tij me Tokën, e pastaj shtoi njëri prej tyre: “Jemi çuditur nga një gjë interesante, kemi parë një shirit i përbërë nga shkëmbinjtë metamorfik, i cili shirit ndante sipërfaqen e Hënës nga brendësia e saj, i dërguam këto të dhëna shkencëtarëve të gjeologjisë të cilët gjithashtu mbetën të habitur nga kjo ndodhi dhe erdhën në përfundim se kjo nuk ka mundësi të jetë kështu përveç nëse Hëna ishte çarë ndonjëherë më herët e pastaj ishte bashkuar, dhe që këta shkëmbinj metamorfik të kenë qenë rezultat i kësaj ndeshje në momentin e bashkimit.

Pastaj vazhdoi Davud Musa Bejtkuk: “U hodha nga karriga duke u gëzuar (brohoritur) për mrekullinë e Pejgamberit alejhisselam që nga më shumë se 1400 vjet më herët në qendër të shkretëtirës, pra i nënshtroi All-llahu subhanehu we te’ala amerikanët, që të shpenzojnë miliarda dollarë për t’ua treguar këtë gjë muslimanëve, dhe se më të vërtetë kjo fe është e Drejtë…!

…dhe pra, ishte Sureja El-Kamer shkak për Islamin e tij, që një kohë ishte shkak për kundërshtimin e tij ndaj Islamit.

Ne disa shkrime te vjetra tek Popolli Kinez ,ishte shkruar,se kishin verejtur se Hena ne atë kohe kishte pesuar Ndarje,d.m.th e kishin parë Henen Gjysme te Qarë,keshtu qe tash ato shkrime antike te vjetra me mijera vjetë dokumentojn se nje ngjarje te till ka ndodhur dhe se kan mundur ta shofin edhe popujt te tjere ne per botë dhe jo vetem popujt e gadishullit Arabik.

 

Një shkrim tjetër i dobishëm  Dobitë e namazit për gruan shtatzënë

 

image_pdf
Tags:

Categories

Archives