Thursday, 25/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mposhtja e zemerimit


Mposhtja e zemerimit


nervoza

Njeriu që vjen në botë si një tufë bukurish, fsheh në vetvete ose në ego cilësi të këqia, kurse në shpirt, prirje devocioni. E thënë ndryshe, njeriu është i prirur edhe për të mirën, edhe për të keqen.

Prandaj, njeriu e ka të domosdoshme t’i pastrojë cilësitë dhe prirjet e ulta me anë të pastrimit të egos, kullimit të zemrës dhe zbukurimit të moralit si dhe t’i përsosë atributet shpirtërore. Ndërkaq, morali i keq që duhet ta hedhë poshtë para së gjithash njeriu, është, pa dyshim, zemërimi, sepse zemërimi është tipari më i rrezikshëm i moralit të keq, është një gjendje egërsie që i bëhet pengesë arsyes dhe zemrës.

Njeriu i zemëruar është një gjë e keqe e mbushur plot hakmarrje, urrejtje, zënie dhe krim.
Pjesa e zemërimit e librit të jetës është një histori fatkeqësie. Shpëtimi nga ky rrezik tragjik është
vëllazëria dhe përdorimi i forcës së durimit, ruajtja e qetësisë pa e prishur ekuilibrin. Ebu Derda (r.a.) i
pati thënë Profetit (s.a.s.):

“Më mëso diçka nga ato gjëra që duhen për të hyrë në xhennet!”

Dhe Profeti i qe përgjigjur:

“Mos u zemëro!” (Buhari, Edeb, 76; Tirmidhi, Birr, 73)

Edhe një tjetër i pati thënë, po kështu, Profetit:

“O i Dërguari i Allahut! Nuk kam mundësi të mbaj mend shumë gjëra, prandaj më thuaj shkurt ç’të bëj që të jem i lumtur!”

Dhe Profeti i pati thënë:

“Mos u zemëro!” (Buhari, Edeb, 76; Tirmidhi, Birr, 73)

Edhe në hadithe të tjera porositet:

“Atij që e mban veten pa u zemëruar, Allahu ia mbulon të metat!” (Ihja, III, 372)
“Nuk ka gjë më të dobishme për të fituar pëlqimin e Allahut sesa gëlltitja e zemërimit!” (Ihja, III,
392)

“Pehlivani (ekuilibristi) më i aftë nuk është ai që i tund dhe i rrëzon përtokë të gjithë partnerët!
Hero i vërtetë është ai që e mban veten kur i duhet të zemërohet!” (Buhari, Edeb, 102; Muslim, Birr, 106-
108)

***

Profetët, të urtët dhe dijetarët janë karakterizuar gjithmonë nga kujdesi dhe përpjekja për ta
zotëruar zemërimin dhe, ndaj të tjerëve kanë mbajtur gjithmonë rrugën e faljes. Të vëllezërit i patën
shprehur pendimin Hz. Jusufit për veprimin e tyre që do ta kishte çuar atë në vdekje:

??????????? ????? ?????? ????????? ????? ???? ? ???????? ?????? ????? ???
“… Betohemi se Allahu të ka shquar ty ndër ne! Me të vërtetë, ne kemi bërë gabim!” (Jusuf: 91)
Kurse Jusufi, me një virtytshmëri të lartë, i pati falur ata kur i kishte të gjitha mundësitë për t’i
dënuar: ?????????? ???????? ?????? ?????? ?? ? ???????? ???????? ?????????? ???????????

“… Sot nuk ka qortim për ju! Allahu ju faltë! Ai është mëshiruesi më i madh!” (Jusuf: 92)
Shembujt më të bukur të mëshirës dhe faljes gjenden në jetën e Profetit (s.a.s.). Në ditën e
triumfit të Mekës ai e pati falur Hindin, gruan që ia kishte kafshuar mëlçinë të ungjit Hamza. Ai e pati
falur, në shkëmbim të thënies së Fjalës së Njësisë, Habir bin Esedin që ia kishte rrëzuar nga deveja të
bijën Zejnep shtatzënë, e cila qe plagosur rëndë. Jeta e Profetit është e mbushur plot me raste të tilla. Kur zemërohej, ai s’ngrihej nga vendi. Ai nuk zemërohej veçse kur kundërshtohej Zoti, kur merreshin nëpër këmbë e drejta dhe e vërteta. Ai zemërohej edhe kur shkelej një e drejtë por askush nuk e vinte re dhe nuk qetësohej gjersa ajo e drejtë të çohej në vend. Ai kurrë nuk zemërohej për vete, nuk e mbronte veten dhe nuk hynte në debate me të tjerët për këtë.

Në Kur’an janë pohuar qëndrimet e shquara të Profetit për mposhtjen e zemërimit:
“(O i Dërguar!) Atëherë, me një mëshirë nga Zoti yt, u solle butë me ta! Po qe se ti do të
tregoheshe i ashpër e zemërgur, ata do të shpërndaheshin e largoheshin. Fali ata dhe lutu për faljen e tyre dhe këshillohu me ta në çështjet e përditshme, por, kur të vendosësh, mbështetu te Allahu, sepse Allahu i do ata që mbështeten dhe besojnë te Ai!” (Al-i Imran: 159)

Në një ajet tjetër, Zoti i cilëson si njerëz të mirësisë njerëzit që dhurojnë, që e mposhtin
zemërimin dhe i falin të tjerët:
??????????? ???????? ?????????????? ?????????? ???????? ??? ??????????? ?????????
???????????? ?????? ?? ??? ?????? ?????
“… të devotshmit që japin për Allahun si në bollëk, ashtu dhe në ngushticë, që e mposhtin
zemërimin dhe që ua falin të metat të tjerëve. Edhe Allahu i do njerëzit e mirësisë!” (Al-i Imran: 134)
Siç rrëfehet, Xhafer Sadik kishte një skllav që i bënte shërbime personale. Një ditë, skllavi i solli
një tas me supë që ia derdhi pa dashje mbi rroba. Xhaferi e pa skllavin me shumë zemërim. Atëherë
skllavi i tha:

“Imzot, në Kur’an thuhet: “ ??????? ?????????????? ” “ata që e mposhtin zemërimin”!

Një shkrim tjetër i dobishëm  Shkoni, ju jeni të lirë!

Xhafer Sadik i tha:

“E mposhta zemërimin!”

Skllavi vazhdoi:

“Imzot, po aty, në Kur’an, thuhet: “ ????? ???? ???????????? ” “ata që u falin të metat të tjerëve”!

Xhafer Sadik i tha: “Të kam falur, pra!”

Skllavi i tha për herë të tretë:

“Në fund të ajetit thuhet: “ ???????????? ?????? ?? ??? ” “Allahu i do njerëzit që u bëjnë mirë të tjerëve!”

Xhafer Sadik i tha:

“Shko, pra, je i lirë! Për hir të Allahut, të kam dhënë lirinë!”

Kjo ngjarje tregon se sa bukur është të pajisesh me moralin e Kur’anit dhe Profetit (s.a.s.)!

***

Ndërkaq, duhet pohuar se zemërimi përbuzet kur e ka burimin te egoja dhe motivet djallëzore,
por ndryshon puna kur është fjala për cënimin e besimit. Kur cënohen besimi, e drejta dhe e vërteta,
indiferentizmi është i gabuar. Kështu, sa ç’është e rëndësishme mposhtja e zemërimit për hir të Allahut, është i rëndësishëm edhe zemërimi për hir të Allahut.

Megjithëkëtë, është mjaft e vështirë për ta dalluar qartë kufirin mes këtyre dy situatave të
zemërimit dhe për të vepruar drejt. Për ta bërë këtë dallim duhet pjekuri dhe ndjeshmëri e madhe. Për
rrjedhojë, shprehjen e Kur’anit, “ata që e mposhtin zemërimin” mund ta kuptojmë si “ata që e kontrollojnë zemërimin”. Shembulli më i bukur në lidhje me këtë është veprimi i Hz. Aliut (k.v.).
Gjatë një beteje, Hz. Aliu kishte vënë poshtë një armik dhe po e vriste. Njeriu që po e shihte
vdekjen me sy, bëri një gjest të shëmtuar duke e pështyrë Hz. Aliun në fytyrë.

Për Hz. Aliun, një pjesëtar trim i familjes profetike dhe i cilësuar luan i Allahut, nuk ishte e
vështirë t’ia priste me një të rënë të shpatës kokën një armiku që e kishte vënë nën vete. Por, duke pasur frikë se, pas gjestit të armikut, vrasja e tij do të bëhej një fitore e egos së vet, u ndal, e uli shpatën që e kishte dhuratë prej Profetit dhe hoqi dorë nga vrasja e armikut.

Armiku u habit! Pas gjestit të ulët kundër Hz. Aliut, armiku priste që ai ta vriste me një zemërim
shumë të madh për t’ia shpaguar fyerjen. Por nuk ndodhi siç e kishte menduar! Armiku u ndodh
ballëpërballë me një të vërtetë të paimagjinueshme për të. Duke mos e kuptuar dot sjelljen e Aliut, heroit të Islamit dhe të zemrës, e pyeti me kureshtje:

“O Ali! Pse qëndrove? Pse s’po më vret? Pse u qetësove kështu, papritmas?..”

Hz. Aliu i tha kështu:

“Këtë shpatë që ma ka dhuruar i Dërguari i Allahut, unë e vërtis në rrugë të Allahut dhe për
pëlqim të Tij ua pres kokën mohuesve dhe hipokritëve! Dhe në këtë punë kurrë nuk e ngatërroj veten,
sepse unë jam luani dhe shpata e Allahut, jo e vetes, mendjemadhësisë dhe krenarisë sime! Duke më
pështyrë në fytyrë, ti deshe të më fyesh dhe zemërosh dhe unë do të të vrisja ty për një shkak të thjeshtë
që s’i ka hije kurrë muslimanit. Por unë kam dalë të luftoj jo për të kënaqur krenarinë time, por për hir të
Allahut!” Para një modeli të tillë të moralit të lartë, armiku u bë tjetër njeri. Ai e rroku konceptin e miqësisë së vërtetë dhe, duke përfituar nga kapaciteti i Hz. Aliut në mirëkuptim, falje, butësi dhe qëndresë kundër egos, besoj dhe e deklaroi besimin!

Ç’portë të lartë hapi Hz. Aliu para njeriut që e pështyu në fytyrë! Ai i fali jetën armikut, njeriut që
mund ta kishte vrarë! Ai e quajti me vend t’i dhuronte lumturinë e vërtetë njeriut që deshi ta fyente,
hidhëronte dhe zemëronte! Ai i zgjati atij një urë që e ngjiste në qiejt e favorit hyjnor dhe pavdekësisë! Ai
i zgjati trëndafila mëkatarit dhe fajtorit që e goditi me gjembat e fyerjes dhe armiqësisë, duke e bërë që të shndërrohej në një gonxhe! Ai u soll si profeti Musa që i bëri magjistarët që de-shën ta trembnin me
magjira, të shijonin kënaqësinë e besimit! Para moralit të tij të lartë, djalli i mallkuar plasi nga inati dhe u përkul!

Allahu i Lartë urdhëron:
“(O i Dërguar!) Ti zër rrugën e faljes, këshillo për mirë dhe largohu prej injorantëve!” (el-Araf:
199)

Kurse në një ajet tjetër, Zoti i përshkruan kështu cilësitë e robve të sinqertë ndaj Tij:

“… ata robtë e Mëshiruesit që ecin mbi tokë me seriozitet dhe thjeshtësi dhe, kur injorantët u hedhin ndonjë fjalë (fyese), u përgjigjen me selam (urim për paqe)!” (el-Furkan: 63) Imam Shabiu i qe përgjigjur kështu një heretiku që e pati fyer:

“Po qe se ç’thua janë të vërteta, Allahu më faltë! Por po qe se je gënjeshtar, Allahu të faltë

Marrë nga libri: Enigma e dashurisë per Allahun dhe Profetin

Tags:

Categories

Archives