Saturday, 10/12/2016 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Motorola synon krijimin e telefonave me pjesë


Motorola synon krijimin e telefonave me pjesë


motorola

Motorola synon krijimin e telefonave me pjesëMotorola ka prezantuar Projektit Ara, një platformë harduerësh me burim të hapur për ndërtimin e telefonave inteligjentë modularë. Ideja prapa këtij projekti, i udhëhequr nga grupi i Motorola, Advanced Technology and Projects, është që të kthejë pothuajse çdo gjë në një telefon inteligjent ekran, tastierë, bateri, procesor në një modul që mund të zëvendësohen.

Motorola parashikon dy komponentë bazë të një telefoni të tillë inteligjent: një skelet dhe një kornizë strukturore që mban të gjitha pjesët së bashku dhe modulet të cilat vendosen në skelet.

Motorola synon të krijojë harduerë të ngjashëm me atë se çfarë ka bërë Android nga aspekti i softuerit dhe sipas njoftimeve të para thuhet se kompania po synon të krijojë një “ekosistem të zhvilluesve të jashtëm”.

Në njoftimin e kompanisë thuhet: “Ne kemi qenë duke punuar në Project Ara për më shumë se një vit dhe së fundmi ne jemi takuar me Dave Hakkens, krijuesin e Phonebloks, me të cilin ne ndajmë një vizion të përbashkët, i cili është – krijimi i një platforme të harduerit e cila është modulare, e hapur, e personalizuar dhe e bërë për gjithë botën”./Krokodili/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Gmail për Android së shpejti me reklama

Categories

Archives