Sunday, 28/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Moska refuzon(15 miliard dollare) propozimin e Arabise Saudite për të mos ndihmuar Asad


Moska refuzon(15 miliard dollare) propozimin e Arabise Saudite për të mos ndihmuar Asad


arabia rusia

15 miliardë dollarë në këmbim të mospërkrahjes ndaj presidentit sirian Bashar al-Asad. Ofertën me një shifër të tillë marramendëse, Arabia Saudite ia ka bërë Rusisë, por Moska zyrtare e ka refuzuar.

Propozimi është publikuar nga mediat ruse dhe u bë gjatë një takimi dypalësh mes kreut të shërbimeve sekrete arabe, Princit Bandar Bin Sulltan dhe presidentit rus Vladimir Putin. Takimi është zhvilluar më 31 korrik. Oferta arabe për rusët vjen në formë kontratash për blerjen e armëve, që arrijnë vlerën e 15 miliardë dollarëve. Nëse kjo kontratë do të ishte pranuar, pra nëse regjimi sirian do të ishte rrëzuar për t’ia lënë në dorë fatin e vendit, Arabisë Saudite, princi kishte premtuar se vendi i tij nuk do të nënshkruantë asnjë kontratë që do të dëmtonte interesat e Rusisë nga transporti i gazit përmes Sirisë drejt Europës. 
Gjithësesi, autoritetet e të dyja vendeve nuk kanë bërë asnjë koment, deri më tani për këtë çështje. Takimi mes Putin dhe Bandar u zhvillua në një moment tensionesh mes dy vendeve për shkak të konfliktit sirian. Rusët akuzojnë Sauditët se po financojnë dhe po armatosin grupet ekstremiste që luftojnë kundër presidentit Bashar al Asad. tvklan/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Një gjumë i mirë nate

Categories

Archives