Thursday, 14/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mos i votoni njerëzit e korruptuar

Mos i votoni njerëzit e korruptuar

Kandidati për Kryetar të Komunës së Vushtrrisë Abdullah Klinaku, i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë së degës, ka realizuar një takim me banorët e fshatit Pasomë. Në këtë takim u diskutua për problemet me të cilat po ballafaqohen banorët e këtij fshati dhe me pakënaqësitë që kanë me pushtetin lokal.

abdullah klinaku pd

Klinaku ka porositur banorët e këtij fshati, që mos t’i votojnë njerëzit e pamoralshëm dhe të korruptuar, pasi që sipas tij, të njëjtit nuk mund të zgjidhin problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë.

“Fshati juaj është duke e marr formën më të mirë të identitetit tonë kombëtar dhe fetar, ku pranë shkollës, u ndërtua Xhamia e Fshatit me punën, angazhimin dhe financimin tuaj. Kjo dëshmon për vlerat tuaja më të mira dhe ju jeni ata që hajnin dhe të pamoralshmin nuk e nderoni as nuk i jepni vendin e madh në shtëpitë tuaja prandaj kërkojmë nga ju që as në pushtetin komunal mos të zgjidhni njerëz hajna dhe të pamoralshëm”.

 

“Zgjidhni ata që mbrojnë vlerat dhe kultivojnë vlerat tuaja. Votoni të drejtët, të ndershmit dhe profesionistët e sinqertë”, ka potencuar Klinaku, duke kërkuar nga banorët e fshatit Pasomë, që më tre nëntor të votojnë numrin 70, pra Partinë e Drejtësisë dhe kandidatët e saj për asamblenë komunale.

Categories

Archives