Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mos i votoni ata që po e shkatërrojnë këtë shtet (VIDEO)

Mos i votoni ata që po e shkatërrojnë këtë shtet (VIDEO)

pd klinaku

Drejtësia, puna e ndershme, lufta e pa kompromis e shkelësve dhe nëpërkëmbjeve të ligjit, dhe fuqizimi i identitetit kombëtar dhe fetar, janë parimet dhe shtyllat mbi të cilat ndërtohet vizioni dhe platforma e Partisë së Drejtësisë. Prandaj më tre nëntor votoni këtë sistem qeverisës, e mos i votoni ata që po e shkatërronë shtetin. Kështu ka deklaruar, kryetar i Partisë së Drejtësisë dhe njëherësh ministër i Shëndetësisë Ferid Agani, i cili ka kritikuar diskursin e përdorur nga liderët e partive të ndryshme në vend, gjatë fushatës parazgjedhore.
Ai para qindra simpatizuesve në Vushtrri, ka potencuar se liderët e partive tjera, po premtojnë projekte, për të cilat edhe vet janë të bindur se janë të parealizueshme. Prandaj ka porositur elektoratin e vushtrrias që më tre nëntor para se të votojnë të mendojnë mirë se cilën ofertë politike do ta votojnë, duke ftuar që pa asnjë hezitim të votojnë numrin 70.
“Mund të ketë miliona euro që do të investohen në komunë, por në qoftë se nuk do të ketë njerëz të ndershëm, të cilët do t’i menaxhojnë ato fonde, të gjitha ato do të jenë të humbura dhe në xhepat e atyre që janë duke e shkatërruar këtë shtet, nga dita në ditë, duke ndërtuar korrupsion dhe krim të organizuar. Veprimi është që duhet ndërmarr në komunën tuaj, pro edhe në mbarë Kosovën është që të mendojnë se a janë duke votuar njerëz të drejtë. A janë duke votuar njerëz të ndërgjegjshëm. Njerëz llogaridhënës para Zotit, pastaj para ligjit”, ka pohuar ai.
Agani, është shprehur i bindur se kandidatët për asamble komunale, më në krye me kandidatin për kryetar Abdullah Klinakun, janë njerëzit më ideal dhje me virtyte të larta morale e profesionale për të udhëhequr me Komunën e Vushtrrisë.
Abdullah Klinaku, kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, para elektoratit vushtrrias ka shpalosur platformë politike, e cila sipas tij, ngërthen ne vete katër parime me të cilat synon të qeverisë në këtë komunë.
“Është krijuar një standardë i dyfishtë, ku punësohen ata që janë lajkatarë dhe servil ndaj pushtetit. Ku investohet vetëm atje ku janë ndarë më përpara librezat e partisë, ku punohet vetëm atje ku janë njerëzit që ju takojnë njerëzve në pushtet. Partia e Drejtësisë konsideron se ky standardë i dyfishtë duhet të thyhet dhe të mirat dhe investimet e komunës të jenë të barabartë për të gjithë qytetarët e komunës sonë”, ka pohuar ai
Klinaku, ka kërkuar nga qytetarët e Komunës së Vushtrrisë që ta përkrahin këtë sistem politik, duke thënë se sistemi i PD-së, i cili është instaluar në këto troje me shekuj, është më i drejti dhe i përsosuri për të ruajtur vlerat e këtij populli, që çdo herë plisi i bardh dhe minaret e xhamisë, sipas Klinakut, kanë qenë krenaria e popullit të kësaj ane.
Me këtë rast u prezantuan edhe 27 kandidatët që garojnë për asamblenë komunale të këtij qyteti.

Categories

Archives