Saturday, 18/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

MOS U ZHGËNJE, O I RI!‬



MOS U ZHGËNJE, O I RI!‬

MOS U ZHGËNJE, O I RI!‬

‪Po vërej në postimet e disa të rinjve një dozë të zhgënjimit me jetën. Shprehje të tipit: u bo bajat, s’po rrihet, kurgjo nuk po ka shije, pse të jetohet, etj. ‬
‪Nëse kjo nuk është përpjekje e tyre për tu dukur sa më të pjekur, pra imitim i të përvuajturve, atëherë kjo për këtë gjeneratë është shumë shqetësuese.‬
‪I kam disa fjalë për këta të rinj:‬
‪Nëse jetën e keni paramenduar pa brenga, probleme dhe halle, ju këshilloj të mendoni për një gjë: askujt para juve dhe para neve nuk i ka rënë hise të jetojë pa brenga dhe probleme, nuk do të jetojmë as ne. ‬
‪Shija që ankohemi se i mungon jetës është një gjë që vet mund ta ndryshojmë. Ne mund të ia rregullojmë jetës sonë shijen. Duke njohur Zotin, duke punuar, duke u sjellur mirë, duke u bërë të vyer. ‬
‪Të jesh i gatshëm për të shijuar të hidhurën që e sjell jeta, mu kjo e bën jetën jo vetëm të përballueshme por edhe të këndshme.‬
‪Mos u zhgënjeni, sidomos jo në këtë moshë. Jeta ka shumë gjëra të bukura por, për ti arritur duhet kaluar disa vështirësi. ‬
‪Qofshi të bekuar!





Hoxhe Ekrem Avdiu





Categories

Archives