Sunday, 21/1/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mos u zemëro dhe Parajsa do të jetë e jotja

Mos u zemëro dhe Parajsa do të jetë e jotja

Mos u zemëro dhe Parajsa do të jetë e jotja (hadith sahih, shih Sahih al-Xhami 7374.) 

Të menduarit rreth asaj që Allahu u ka premtuar vepërmirëve (al-muttekin), që qëndrojnë larg shkaqeve të zemërimit dhe luftojnë me vetet e tyre për ta kontrolluar atë, është rruga më e mirë për të shuar flakët e zemërimit. Një ndër hadithet që përshkruan madhësinë e shpërblimit të një vepre të tillë është ky: “Kushdo që kontrollon zemërimin kur ka mundësi të veprojë me të, Allahu do t’ia mbushë zemrën me kënaqësi në Ditën e Ringjalljes.” (Transmeton al-Tebarani, 12/453, shihni gjithashtu sahih al-Xhami 6518)

Një tjetër shpërblim i madh përshkruhet në fjalët e Profetit a.s: “Kushdo që e kontrollon zemërimin e tij kur ai ka mundësi të veprojë me të, Allahu do ta thërrasë para gjithë njerëzisë në Ditën e Ringjalljes, dhe do ta lejojë atë të zgjedhë këdo që dëshiron nga Hyrit e Xhenetit.” (Transmeton Ebu Dauti, 4777, dhe të tjerët. Klasifikohet hasan, në Sahih al-Xahmi, 6518 )

Categories

Archives