Sunday, 25/2/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Mos u trishto,se trishtimi të dobëson fuqinë dhe ta shkatërron trupin

Mos u trishto,se trishtimi të dobëson fuqinë dhe ta shkatërron trupin

Mos u trishto,se trishtimi të dobëson fuqinë dhe ta shkatërron trupin

Dr.Alexis Carrel,fitues i Çmimit Nobel në mjekësi,thotë: “Biznismenët që nuk dinë si t’i përballojnë shqetësimet,vdesin herët.”

Çdo gjë është në caktimin e Allahut dhe në caktimin e Tij s’guxon të ndërhyjë askush,por ndoshta kuptimi i thënies së lartëshënuar është se shqetësimi i tepërt shkakton humbje të përditshme dhe e shkatërron përfundimisht njeriun.

Gjithashtu,pikëllimi i tepërt sjell ulçer në stomak.

Dr.Josepf F.Mantagno,njëkohësisht edhe autor i librit Problemi i Nervozizmit thekson: “Njeriut nuk i shkakton ulçer ngrënia e ushqimeve,por ajo që e ha atë.”

Poeti i madhë arab thotë:

Streset e shkatërrojnë trupin dhe e hollojnë nga pak
Të riut ia zbardhin flokët dhe e shëndërrojnë në plak.

Dëmet e tjera që shkakton depresioni

Në librin e dr.Edward Bodowskit me titull “Lëreni Shqetësimin dhe Kapuni me të Mirat” gjenden edhe këta kapituj:
1-Çfarë i bën zemrës mërzia.
2- Shqetësimi rrit trysninë e gjakut.
3-Shqetësimi shkakton sëmundje të reumatizmit.
4-Zvogëlon shqetësimin,nëse dëshiron ta mëshirosh lukthin.
5-Si bëhet shqetësimi shkaktar i ftohjes.
6- Shqetësimi dhe gjëndra tiroide.
7- Diabetikët dhe shqetësimi.

Vërtet,fjalë më e dobishme ndër të gjitha këto thënie,që do të vlente si vulë,është fjala e Allahut xh.sh: “…që ua falin (të keqen) njerëzve,..”(Ali Imran,134)

Filosofi francez Montaigne,thotë: “Dua t’i shëroj problemet tuaja me duart e mia e jo me mëlçinë time e as me mushkëritë e mia.”

Çfarë mund të bëjë depresioni dhe hidhërimi

Dr.Rusell Cecil nga Instituti i Mjekësisë në Universitetin e Cornell-it ka vendosur katër të shtrira për artritisin:
1 – Mosmarrëveshjet bashkëshortore
2 – Vështirësitë financiare dhe shqetësimi
3 – Vetmia dhe shqetësimi
4 – Mëria dhe mllefi.
Dr.William Mark Gaungli,duke ligjëruar para Federatës Amerikane të Dentistëve,tha: “Ndjenjat jo të gëzueshme si shqetësimi dhe frika,mund të ndikojnë shpërndarjen e kalciumit në trup dhe si rrjedhojë preishjen e dhëmbëve.”

Kryej punën tënde në qetësi

Dale Carnegie thotë: “Afrikanët dhe amerikanët të cilët jetojnë në jug dhe kinezët janë popujt e vetëm që rrallëherë i godet sëmundja e zemrës që shkaktohet nga shqetësimet, ngase ata i kryejnë punët me qetësi të made dhe pa fije nervozizmi e zemërimi.”

Gjthashtu thekson: “ Numri i të vdekurve në Amerikë rritet më shumë te ata që bëjnë vetëvrasje se te ata që vdesin me sëmundje të tjera.”

Ki mendim të mirë ndaj Zotit tënd

William James thotë: “Me të vërtetë Zoti është falës dhe i fal mëkatet dhe gabimet tona,por nuk e bën këtë edhe sistemi ynë nervor.”

Ibni el-Ueziri në librin e tij el-Avsim ue’l-Kavasim shënoi këtë thënie:”Me të vërtetë shpresa në mëshirën e Allahut ia çel robit dyert e largpamësisë dhe e forcon në adhurimin ndaj Tij; e bën njeriun më aktiv në adhurimin e natës dhe e entuziazmon në punë të mira.”

Kjo është më se e vërtetë,pasi shumica e shpirtërave nuk qetësohen veçse me përmendjen e Allahut,përmendjen e fjalës së gjerë të Tij,pranimin e pendimit të robit tek Ai dhe përmendjen e butësisë së Tij.Pra,kur ia përkujton këto cilësi të Allahut xh.sh.,robit që është i shqetësuar shpirtërisht,ai përpiqet të bëhet më i afërt te Krijuesi i vet dhe t’i vazhdojë punët e mira.

Categories

Archives